Poezi nga Leonora Lokaj

Poezi nga Leonora Lokaj

 

Me pelerinë ngjyrë gri

Me pelerinë ngjyrë gri
mbuluar sytë e qiellit janë
pa ndjenja fjalësh
me rrënjë shpresash
të thara mizorisht
parakalojmë si ushtarë të dehur
trotuareve të kalldrëmta
me friken se do të na zënë
muret e grisura të kohës…

Me flamurin e bardhë ngritur
armët e shpirtit dorëzuar
para realitetit të kohës gjarpër
gjunjëzuar jemi.

Me pelerinë ngjyrë gri
sytë e qiellit mbuluar janë
me nuk di si frymon ky vend
si Euridika kur humbë nga sytë e Orfeut
humbi ideali i fjalës
epitaf ëndrrash në harrim mbet…

 

Teatër

Nata copëtohet
nga ofshama të shtirura
edhe trëndafilat lëndohen
kur u shtrydhen gjinjtë mizorisht
nëpër dysheme teatri
shenjëtarisë së fjalëve tok fshihen.

Ditën i buzëqeshin puthjeve
edhe ferrat e egra
që as kurora në kishë
nuk i shndërroj në trëndafila
zvarriten si të përdala
tokës së lagur nga shiu i mëkatit.

Kur flokët e jetës zbardhën
shpirti i lodhur kuajt e oreksit shalon
futur në rrethin e psalmeve
kokëmbështetur në kraharorë fati
qetësisht sytë mbyllë
dhe harron se jeta ishte veç shtirje.

 

Në realitetin e kohës, gjarpri fle!

Rrugëve, që djersinë pa hartë ecur,
këngëdjegur në pentagram,
zvarritet në teatrin e heshtje, himnshpirti i molisur;
buzëshkrumb, grith dashurinë e natës,
kërkon fjalë ta zbukurojë vargun e syrgjynosur…

Tingujt e dhimbjes janë përflakur,
në amfiteatrin e jetës mjerimi nuk varroset dot!
Bota, buzëqeshje vyshkur, trupin kafshon;
bie në gjumë natës pelim,ditës derdh miliona lot;
me dhëmb plake, përtyp dinjitetin e vetë!

Lëkurës së bardhë fshehën mëkatet;
prehrit të pritjes, ironia strajcën zbarkon!
Durimit të grisur, një shpendkeqe këngës ia thotë…
Ëndrrat qorre derdhen fushave të pikëllimit
… dhe, në realitetin e kohës, gjarpri fle!?

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s