Qytetari i Panjohur – W.H. Auden (1907-1973) / Përktheu në shqip: Kujtim Morina

W.H. Auden (1907-1973)

Qytetari i Panjohur

(Për JS/07 M 378.
Ky Monument Mermeri
Ngrihet nga Shteti)

Sipas Byrosë së Statistikave
nuk kishte pasur asnjë ankesë zyrtare për të.
Të gjithë raportet mbi sjelljen e tij pajtohen
se në kuptimin modern të një fjale të dalë mode,
ai ishte një shenjt,
sepse në gjithçka bënte, ai i shërbente Komunitetit
përveçse për Luftë deri në ditën që doli në pension.
Ai punoi në një fabrikë dhe asnjëherë nuk u shkarkua
por i la te kenaqur punëdhënësit e tij, Fudge Motors Inc.
Megjithatë ai nuk ishte grevëthyes apo i çuditshëm në pikepamje
sepse Sindikata raporton se ai i paguante rregullisht kuotizacionet
(raporti ynë mbi Sindikatën e tij tregon se ajo ishte e fortë).
Punonjësit tanë të psikologjisë sociale gjetën
se ai ishte i shoqërueshëm me shokët e punës dhe pëlqente një pije.
Shtypi janë të bindur se ai blinte një gazetë çdo ditë
dhe reagimi i tij ndaj reklamave ishte normal në çdo aspekt.
Agjensitë e sigurimeve ku ai kishte emrin provojnë se ai kishte siguracion të plotë
dhe karta e tij e shëndetit tregon se ai u shtrua njëherë në spital por doli i shëruar.
Të dyja, Kërkimet Shkencore të Prodhuesve dhe për Jetesën e Nivelit të Lartë
deklarojnë se ai ishte shumë i ndjeshëm ndaj përparësive të Planit të Instalimit
dhe kishte çdo gjë që i duhej një Njeriu Modern,
një gramafon, një radio, një makinë dhe një frigorifer.
Kërkuesit tanë për Opinionin Publik janë të kënaqur
që ai kishte opinionet e duhura për çdo stinë të vitit;
kur ishte paqe, ai ishte për paqen, kur ishte luftë, ai bashkohej.
Ai ishte i martuar dhe i shtoi pesë fëmijë popullsisë,
specialisti ynë i planifikimit familjar thotë se ky ishte një numër i kënaqshëm
për brezin e tij.
Mësuesit thonë se ai nuk ndërhynte asnjëherë për mësimdhënien e tyre.
A ishte ai i lirë? A ishte ai i lumtur? Pyetja është absurde:
Nëse do të kishte qenë ndonjë gjë gabim, me siguri do ta kishim dëgjuar.

 

The Unknown Citizen
W. H. Auden, 1907 – 1973

(To JS/07 M 378
This Marble Monument
Is Erected by the State)

He was found by the Bureau of Statistics to be
One against whom there was no official complaint,
And all the reports on his conduct agree
That, in the modern sense of an old-fashioned word, he was a
saint,
For in everything he did he served the Greater Community.
Except for the War till the day he retired
He worked in a factory and never got fired,
But satisfied his employers, Fudge Motors Inc.
Yet he wasn’t a scab or odd in his views,
For his Union reports that he paid his dues,
(Our report on his Union shows it was sound)
And our Social Psychology workers found
That he was popular with his mates and liked a drink.
The Press are convinced that he bought a paper every day
And that his reactions to advertisements were normal in every way.
Policies taken out in his name prove that he was fully insured,
And his Health-card shows he was once in hospital but left it cured.
Both Producers Research and High-Grade Living declare
He was fully sensible to the advantages of the Instalment Plan
And had everything necessary to the Modern Man,
A phonograph, a radio, a car and a frigidaire.
Our researchers into Public Opinion are content
That he held the proper opinions for the time of year;
When there was peace, he was for peace: when there was war, he went.
He was married and added five children to the population,
Which our Eugenist says was the right number for a parent of his
generation.
And our teachers report that he never interfered with their
education.
Was he free? Was he happy? The question is absurd:
Had anything been wrong, we should certainly have heard.

 

Përktheu në shqip: Kujtim Morina

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s