ROZA / Shkëputur nga libri ” Ekonomia e ndjenjës” të autorit Petrit Sulaj

Poezi nga Petrit Sulaj

 

ROZA

Roza
dhe e vogël ka ecur me hapa të gjatë
po tani që më dashuron mua,
ecja kështu i është bërë uniformë.
Ashtu si unë e ti
kapërcejmë me hap një plis në rrugë,
Roza
kalon një mal, kodër e autostradë
ndërsa njëmijë burrat që i sillen rrotull
nuk i hyn në sy asnjë.

Roza
gjithmonë ka ecur kështu,
me hapa të gjatë
pa e hedhur vështrimin në periferi
të ndjenjës,
e burrat e atij vendi
nuk do ta njohin kurrë
e kështu ndërsa ajo
fiton bukuri e moshë
burrat gjejnë të tjera gra.

Roza
ecën me hapa të gjatë
virtut mbi vyrtute kjo uniforma e saj,
kapërcen me një çap
malin e kodrën
dhe autostradën e gjatë
sa një miljon ngjala ngjitur bisht me bisht
kur janë në afsh
vjen te unë
për të më mëkuar me dashuri
si fëmi.

Shkëputur nga libri ” Ekonomia e ndjenjës” të autorit Petrit Sulaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s