Ernest KOLIQI ( 20 maj 1903 – 15 janar 1975) : Në mirënjohje të thellë dhe kujtim të atij që mundësoj hapjen e shkollave shqipe në Kosovë dhe trojet e tjera shqiptare…. / Nga: Flamur Gashi

Në mirënjohje të thellë dhe kujtim të atij që mundësoj hapjen e shkollave shqipe në Kosovë dhe trojet e tjera shqiptare….

Ernest K O L I Q I
( 20 maj 1903 – 15 janar 1975)

Ai që ndërmori misionin për hapjen e shkollave shqipe në Kosovë dhe trojet e tjera shqiptare në Maqedoni, Luginë të Presheves dhe Mal të Zi, ka qenë intelektuali, studiuesi, publicisti dhe shkrimtari i njohur, Ernest Koliqi, i cili në atë kohë (1941-1942), ishte Ministër i Arsimit në Shqipëri.

Në vitin shkollor 1941 – 1942, u hapën 173 shkolla fillore, 3 të mesme dhe disa gjimnaze të ulëta. Ndërsa në nëntor të vitit 1941, u hap Shkolla Normale në Prishtinë.

Në fillim, në këtë mision u angazhuan 80 mësues. Në mesin e këtyre mësuesve kishte edhe mjaft të rinj nga Kosova që ishin shkolluar në Shqipëri, por që nuk kishin mundur të ktheheshin më parë në Kosovë. Ky numër më vonë arriti në 264, ndërsa në vitin shkollor 1943 – 1944, ky numër u rrit në 400.

Po në këtë vit shkollor mësimet i vazhdonin mbi 25 mijë nxënës. Këto shkolla u bënë vatra të diturisë dhe atdhedashurisë.

Më këtë mision të jashtëzakonshëm, Koliqi kishte ngarkuar intelektualin dhe pedagogun gjirokastrit, Ali Hashorva. Ishte ky mision arsimor, atdhetar e vizionar që mishëronte programin e madh të Rilindjes Kombëtare, përhapjen e diturisë e përparimit, zgjimin dhe ngritjen e ndërgjegjës kombëtare.

 

Nga: Flamur Gashi

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s