FLORA SULDASHI E FTUARA E RITA ORËS…
– Flora ju jeni dizenjatoria që u takuat me Rita Oren, gjatë një koncerti që ajo ka realizuar se fundmi. Si ishte ky takim për ju?
Kontaktet me familjen Ora janë me të hershme, tani ishte momenti që ta publikoj, pasi Rita Ora ishte pjesëmarrëse në një koncert të madh bamirësie në sallën prestigjioze të filharmonise në Hamburg dhe unë gëzova privilegjin që të jam e ftuar si mysafire VIP direkt nga familja ORA! Koncerti ishte madhështor dhe Rita Ora e ngriti gjithë publikun në këmbë….
Cili është motivi i frymëzimit për ju si artiste dhe Ritën një këngëtare me famë botërore?
Frymezimi im për Ritën do të ishte “no Limit” pasi që ajo tashmë ka treguar aftësite e saja të shumëfishta, nuk ka tabu, prek shijet globale dhe është e gatshme të kalojë kufijtë e imagjinatës……
Frymëzimi që lind nga takim i tillë. Çfarë pritet të sjellë?
Rita Ora është një yll që posedon shumë karizëm, është magjepse dhe tejet pozitive, mendoj se eksistojnë disa pika që na bashkojnë dhe do të ishte gjë e bukur që të realizohen…..
Ne u takuam në tepetin e kuq , Rita Ora me mediat gjermane ishte shumë zyrtare, ndersa ne të dyja u përqafuam ngrohtësisht , nje moment tejet i bukur dhe magjik….
– Cilat janë pritshmëritë, e ardhjma që është duke ju rezervuar projekte të tilla me shumë fat dhe punë njëkohësisht?
Shpresoj se Viti i ri 2018 do të jetë një vit i bujshëm me shumë zhurmë dhe suksese, tashmë jemi në të tjera koordinata….
Bisedoi:Eltona Lakuriqi