Kalendari poetik: Anne Brontë (1820-1849) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Anne BRONTË

Kalendari poetik: Anne Brontë (1820-1849)

Shkrimtare britanike, motra e shkrimtareve të njohura Emily dhe Charlotte Brontë. Vdiq mjaft e re, ishte koha kur tuberkulozi bënte kërdinë. Ja një poezi prej saj:

SHPRESË E GRABITUR

Ma vodhën shpresën e bekuar
Që shpirti për vete e mbronte;
Shuan zërin e adhuruar
Që veshi me aq gaz dëgjonte.

Atë fytyrë s’do ta shoh
S’do ta ndjej atë ngazëllim
Të buzagazit engjëllor
Që mirësi qe, ngushëllim.

Një gjë veç, kurrë s’e lëshoj
Atë thesar vetë ta kem:
Zemrën që për ty ëndërron
Dhe shpirtin tënd që timin ndjej.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s