Kalendari poetik: Camillo Sbarbaro (1888-1967) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Camillo SBARBARO

Kalendari poetik: Camillo Sbarbaro (1888-1967)

Sot është 130 vjetori i lindjes për Camillo Sbarbaro-n, poet, shkrimtar dhe aforist i njohur italian. Një nga pasionet e tij ishte dhe botanika, në veçanti likenet; 127 lloje të mbledhura dhe kataloguar prej tij ruhen nëpër muze në USA dhe Evropë. Përmbledhjen e parë poetike e botoi në vitin 1911. Në vitin 1927 u emërua profesor i greqishtes s vjetër dhe latinishtes në institutin Arecco në Gjenovë. Por nuk mundi të fillojë meqë nuk pranoi të merrte teserën e partisë fashiste. Ishte dhe përkthyes; solli në italisht autorë të njohur nga frëngjishtja dhe greqishtja e vjetër. (nga wikipedia).
Nga shqipërimet që kam prej tij përzgjodha këtë poezi:

NJË KURVË

E hajthme, sy të ndritur, mollëzat
e ndezura,
shpirti im i turbulluar
që të ngjashmin e vet kërkon
ty të gjen te hyrja teksa meshkuj pret.

Motra ime je atë çast.

Në ndonjë gjellëtore të të shpie
andej nga porti
dhe të të vështroj teksa e babëzitur ha!
Dhe fare pa dëshirë
në shtratin tënd të shtrihem!
Kufomë pranë një kufome
prej pamjes tënde hidhërimin të pi
si sfungjer i tharë ujët thith!

Me duar të t’i prek flokët
që dikur dikush t’i pat mbledhur
në një tufçe të vogël majë kokës!
Dhe të ndjej tek më vështron
e mjerë, me sy armiqësorë dhe të ta shpif
duke të pyetur për emrin e nënës tënde…

Asnjë gëzim sa ky hidhërim nuk vlen:
mundem të të bëj të qash,
mundem dhe me ty të qaj.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s