Kalendari poetik: Vladimir Sergejeviç Sollovjov (1853-1900) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Vladimir SOLLOVJOV

Kalendari poetik: Vladimir Sergejeviç Sollovjov (1853-1900)

Sot është data e lindjes e Vladimir Sollovjov-it; filozof, teolog, poet dhe kritik letrar rus. Wikipedia ka plot hollësi për kurreshtarët; kritik i ashpër i Pushkinit poet-profet që humbi jetën kot në një duel; gjithashtu kritik edhe i teorisë së jo-dhunës së Tolstojit. Ja përzgjedhja ime për ju miq:

NUK TË BESOJ FARE
(не верю я нисколько)

Sytë, ndjenjat e fjalët që thua
E dashur mike s’t’i besoj aspak,
As vetes jo, dhe më dëgjo mua,
Veç yjet besoj që ndritin lart.

Ata yje nga shtigje të dlirë
Ëndrra të vërteta më dërgojnë,
Lule qielli në shkretëtirë
Mbjellin, që për mua lulëzojnë.

Mes lulesh, në verë shekullore
Me argjend ndërthurur në kaltërsi,
M’e bukur je n’atë drit’ yjore,
Si është m’e dlira dashuri!

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s