Një jetë magjike (fragmente) – Vjollca Sadiku (Një kujtesë shpirtërore/ Një histori e vërtetë) / Përgatiti materialin Bardhyl Selimi

Një jetë magjike – Vjollca Sadiku

(Një kujtesë shpirtërore/ Një histori e vërtetë)

Londër 2017

Ka qenë vërtet një befasi e bukur të njihem, përmes Facebook-t, me zonjën Vjollca, e cila jeton në Londër. Atje ka ngritur një studio këshilluese psikoteraupetike aq të nevojshme sidomos në ditët tona. Ajo më dërgoi tekstin elektronik të librit që pasqyron punën e saj të deritanishme në këtë fushë. Libri është edhe një vetëjetëshkrim i autores, i ngjashëm me atë të mijëra shqiptarëve që lanë atdheun për një jetë më të mirë në Europën Perëndimore.

Duke treguar sfidat që ka kaluar që nga fëmijëria dhe rrugëzgjidhjet që ajo ka zgjedhur, Vjollca në fakt bëhet një frymëzim për të gjithë ne, veçanërisht për femrat, pasi thelbi i asaj që tregohet në libër është se jeta është një vend magjik që duhet shijuar duke e përballuar dhe këtë mund ta bëjë kushdo nga ne. Njeriu, këmbëngul autorja, lind i lirë dhe do të jetojë i tillë. Ai ka nevojë për dashurinë e prindërve dhe njerëzve të tjerë për t’u bërë i denjë dhe për të çarë përpara me guxim. Ai kurrë nuk duhet të dorëzohet nga vështirësitë që has rrugës së jetës, duhet t’i pranojë ato si fakte të pamohueshme, pa rënë në pesimizëm. Duke nxjerrë mësime nga to, njeriu është plotësisht i aftë të ringrihet, të zbulojë dritën në fund të tunelit, të ëndërrojë, t’i kthejë ëndërrat në synime dhe të hartojë planin e veprimit për t’i mbërritur këto synime.

 

Ja disa fragmente nga libri

  1. XIV

Jam e sigurt që, të paktën një herë jetë, e kemi pyetur veten: Kush jam unë? Kush është kuptimi i jetesës? Si duhet ta gjalloj këtë jetë? Ҫfarë mund të bëj me të? Cila është mënyra më e mirë për ta mbërritë këtë ëndërr? A realizohen ëndërrat vërtet? Përse disa njerëz kanë një jetë më të mirë se timen?

Këto mund të jenë pjesë e mendimeve kalimtare por është përgjegjësia jonë për të kuptuar nëse duam të dimë përgjigjet. Në se e përfytyrojmë mendjen tonë si një kopësht, mendimet janë si puhi ajri që mund të shpërthejnë shpejt në erëra të ngrohta ose të ftohta. Është në dorën tonë të krijojmë një harmoni.

 

Kamë vënë re se shumë njerëz, përfshi mua në kohën e shkuar, nuk i kushtojmë vëmëndje zërit tonë të brendëshëm. Në vend që ta dëgjojnë atë, ata bëjnë rrugëtime të gjata larg tij, duke u bërë dikush tjetër për t’u përshtatur në familje, bashkësi osë shoqëri. Si rrjedhojë, ata përfundojnë duke u ndjerë të vetmuar, të zemëruar dhe të prekur shumë; duke menduar se askush nuk i kupton dot ata. Në këto rrethana, unë pyes: Ҫfarë pritshmërie kanë njerëzit për të tjerët që t’i kuptojnë, kur ata vetë nuk kanë gjetë kohë ta kuptojnë vetëveten?

 

f.XV

12 rregulla të thjeshta për vlerësimin e jetës

  1. Mësoni ta pranoni dhe ta doni veten për atë që jeni.
  2. Kur është koha për të menduar një zgjidhje, përpiquni ta kapni tërë tablonë.
  3. Nisuni nga gjerat që karakterizojnë veten tuaj.
  4. Kini parasysh të gjitha pengesat mohuese, por përqendrohuni në qëllimin kryesor.
  5. Sigurohuni se e keni të qartë jetëshkrimin tuaj dhe kqyreni atë shpesh.
  6. Ëndërro shumë, qartësoji ëndërrat tuaja dhe zbërtheji ato në qëllime më të vogla.
  7. Intuita juaj është udhëheqja juaj. Sigurohu të gjesh kohë për ta dëgjuar.
  8. Ndiqe pasionin tuaj dhe gjej një punë që do dhe shijoje më së miri.
  9. Rrethohu gjithnjë nga gjera që janë plot kuptim për ty.
  10. Sigurohu që gjalloni vetëm jetën tuaj dhe jo një tjetër, është juaja dhe vetëm ju mund të vendosni si do e gjalloni atë.
  11. Beso në njësinë tënde dhe universi do t’u prijë.
  12. Tratoje këdo ashtu sikurse të pëlqen të të trajtojnë ty, për të marrë të njëjtën gjë nga universi.

 

  1. XVI

Kam mësuar diçka nga jeta, kjo është se kohët më të errëta mund të na shpien në vendet më të ndritshme. Kam mësuar se njerëzit më helmues mund të na japin neve mësimet më të rëndësishme, që përpjekjet tona më të mundimshme mund të na japin rritjen më të nevojshme dhe që humbjet më dëshpëruese të miqësisë dhe dashurisë mund t’u bëjnë vend njerëzve më të mrekullueshëm.

Kam mësuar se ajo që duket si një mallkim në një çast mund të jetë në të vërtetë si një bekim, dhe ajo që duket si fundi i rrugës është në të vërtetë një zbulim për një udhëtim nëpër një shteg të ndryshëm.

Kam mësuar se, pavarësisht sa të vështira duken gjerat, ka gjithnjë një shpresë. Dhe kam mësuar që pavarësisht sa të pafuqishëm ndjehemi ose sado të tmerrshme duken gjerat, ne nuk mund të dorëzohemi dot. Ne duhet të vijojmë udhën tonë. Madje edhe kur është e tmerrshme, edhe kur duket sikur na është shterë e tërë fuqia jonë, duhet ta mbajmë veten fort dhe të ecim përpara, sepse sidoqë që po përleshemi për momentin, kjo do mbarojë dhe do ja dalim mbanë. Madje e kemi bërë këtë më parë. Do ta bëjmë sa herë të na duhet.

  1. 3

Në këtë botë plot sfida, është krejt e qartë sa gjalluese dhe e rëndësishme është dashuria e kujdestarit të parë. Sa e domosdoshme është për një prind të kuptojë se fëmijët kanë nevojë për një vëmëndje të vërtetë, për një dashuri pa kushte dhe marrëdhënie të sigurta!

f.7

Nuk ka rëndësi sa para ke, kur nuk ka mjaftueshëm hapësirë për një marëdhënie të vërtetë prind- fëmijë. Ajo që ka rëndësi shumë është koha cilësore me fëmijën tuaj; një tepricë kujdesi, durimi dhe dëgjimi. Dhe kur doni të flisni, flisni në gjuhën e fëmijës.

  1. 8

Shpirti i njeriur ka nevojë për ngrohtësi dhe mëshirë. Ai nuk mund të ngrohet me shumë shtroje dhe batanie. Shpirti ushqehet me dashuri.

  1. 9

Natyra më mësoi të krijoj themelet e jetës sime: si të mos i besoj kujtdo, si të sillem mirë me këdo, si të qendroj fort dhe të them të vërtetën, si të bashkohesha vetëm me njerëzit që më donin vërtet- në mënyrën që unë doja ata të më donin.

  1. 13

Si mundet fëmijët t’i kuptonë ato që i rrethojnë? Si ta marrin vesh se çfarë dhe kë të ndjekin pas?

….Ju lutem, mos i leni fëmijët në mjedise për të cilat ju nuk u keni dhënë sqarimet e duhura. Përndryshe fëmija mund t’u japë atyre kuptime të panjohura, madje mund ta vënë veten në rrezik.

  1. 24

Mendoj se shpirti nuk ka gjini. Ai është futur në trupat femrorë dhe mashkullorë për arsye frymore. Nuk ka dallime të tjera ndërmjet grave dhe burrave përveç. atyre anatomike dhe fiziologjike. Karakteri dhe qendrimi i tyre ndaj jetës janë formuar nën ndikimet e jashtëme.

Ne ekzistojmë në këtë Tokë për të dashuruar dhe jo për të dëmtuar njeri tjetrin. Në se nuk mund t’i ndihmojmë ata që bëjnë keq, të paktën t’i anashkalojmë ata dhe t’i lemë të tjerët që mund të ndihmojnë dhe të merren me ta. Por kurrë të mos i bëjmë keq kujtdo në se duam ta kemi krah universin dhe fatin.

  1. 25

Dhimbja është pjesë e të qënit i përmbushur dhe i kënaqur.

  1. 32

Nuk do ja porosisja antidepresantët askujt që e do jetën, qoftë një fije, dhe ka vullnetin të luftojë. Në se, i dashur lexues, doni të bëni ndryshimin në jetën tuaj, në se e doni veten dhe të mbërrini ato që do zemra juaj, do ta gjeni forcën- kjo është brenda jush.

  1. 39

Në se të ndjenjat janë të thella, sado të paujdisshme të jenë, ato na japin dijeni për gjerat që kemi nevojë, për ta përmbushur qëllimin tonë. Është gjithmonë thelbësore të kujtojmë që kushdo është i lirë të zgjedhë. Vendimet e drejta bëhen me bisedime ndërmjet intuitës dhe logjikës. Vetëm kështu mund të arrihet një barazpeshë.

  1. 44

Burri i ëndërrës sime duhet të kish të gjitha cilësitë që zotëroja unë, përndryshe unë nuk do kisha interes. Veçoritë e mia ishin: i ndershëm, vizionar, familiar, mendjehapur, i besueshëm, i pavarur, i aftë të më mbajë financiarisht, optimist për ëndërrat e mia dhe i gatshëm për dashuri.

  1. 46

Personi i duhur për mua është dikush, që ndjehet thjesht i përmbushur në praninë time dhe çdo gjë është e thjeshtë, pasionante, aventuroze…çdo çast është i çmueshëm..aroma ime është si një parfum për të…ai e ndjen rrjedhën e paqes dhe gjallnisë në përqafim me mua. Kjo është ajo që e quaja dhe e quaj: dashuri e vërtetë.

  1. 69

Gjatë një rrethane plot mundime dhe strese ne mund të zgjedhim si përgigje pranimin e saj. Kjo nuk do të thotë që ne ujdisemi me çfarë po ndodh, por se ne e njohim përvojën si një fakt të pamohueshëm. Kjo përfshin pranimin e emocioneve përkatëse, pavarësisht sa të papërshtatshëm ato duken.

  1. 75

Duajini sytë e njerëzve, jo pamjen e tyre. Sytë ju tregojnë gjithçka  që doni të dini për shpirtin e një personi, por jo për personalitetin e tij në botën e jashtëme.

Të gjitha krimet që shohim mund të ishin pakësuar në se antarët e familjes janë të bashkuar me dashuri.

  1. 76

Nocioni i dashurisë bazohet në nevojën.

..Jeta pa një synim kryesor është si një autobuz pa shofer, si një anie pa kapiten.

Është tepër e rëndësishme ta lidhësh synimin kryesor me burimin e brendëshëm të dritës. Që të bëhet ky synimi kryesor duhet të jetë kuptimplotë.

  1. 77

E kam kuptuar se thënia “nuk ka si dashuria e parë” nuk është e vërtetë. Kam rënë në dashuri disa herë.

Në se zgjedh të shkoj me ndonjë partner, dua që ai të më dojë ashtu si jam, do ndihem e përmbushur në një lidhje në se partneri nuk përpiqet të më ndryshojë mua ose mënyrën time të jetesës. Njerëzit mund të qendrojnë bashkë vetëm në se ndajnë bashkë zemrën dhe shpirtin.

f.78

Në rrugëtimin tim kam parë njerëz shumë të varfër që më kanë frymëzuar shumë. Ishin plot vetëbesim dhe e vlerësonin atë që kishin, por kjo nuk i ndalte dot të ëndërronin fort.

  1. 80

Ndërsa rritemi dhe shijojmë atë që bëjmë, ëndërrat tona bëhen më të mëdha. Sa më të lumtur jemi aty ku jemi, aq më të mira bëhen ëndërrat tona.

1.85

S’ka rëndësi sa të mëdha janë ëndërrat tona, ato ndikojnë fort në jetët tona. Në se nuk zgjedhim t’i ndekim ato, vetëvlerësimi ynë bie poshtë. Në se i kthejmë ato në synim kryesor, besueshmëria jonë do lulëzojë. Rrugëtimi për të mbërritur synimin tonë kryesor, ndërsa e sfidon veten tonë, na zhvillon potencialin tonë dhe na bën neve më të mirë.  Besoj se ka gjithnjë mundësi për përmirësimin në çdo aspekt të jetës. Në se ekziston një ëndërr, atje ka një synim kryesor.

  1. 99

Shpirti ynë përmban tërë diturinë. Mjafton që të ndekim intuitën tonë për atë që po kërkojmë. Prandaj është jetësore të lidhemi me qendrën e qenies sonë.

  1. 130

Marrëdhëniet dashurore janë plot e përplot me gjera të vogla të çmueshme që më bëjnë të ndjehem me krahë fluturues. Imtësitë mynd të ndryshonë nga njëri te tjetri por vetëm zemra mundet ta vlerësojë praninë e tyre. Për mua ato janë netë të kaluara vetëm duke folur…rrugëtime që nuk di sa kanë zgjatur…puthje kudo dhe kurdo..vështrime të mbushura me dashuri…vëmëndje dhe kujdes…që trajtohen si dhurata të veçanta..adhurime pa makiazh…ose kur dukesha e lodhur…shtrëngim duarsh…përqafime në vende publike..dëgjesa të budallëqëve të mia…vlerësime dhe përkujdesje ndaj fëmijës tim…diskutime..biseda për të shkuarën dhe të ardhmen…shikime filmash së bashku…dhe kaq shumë gjëra të tjera.

E dashur Vjollca

Shpresoj të jeni mirë me gjithçka.

Ndonëse ka kaluar bukur kohë që ju, aq mirësisht, ma dërguat tekstin e librit tuaj, vetëm tani po arrij të kthej një përgjigje paraprake. Them kështu se nuk është e lehtë ta përthithësh tërë atë informacion që ju përcillni, bazuar në një jetë kaq interesante vetjake dhe në një punë të gjatë këmbëngulëse për të afirmuar personalitetin tuaj në një fushë kaq shkencore, gati filozofike.

Pata dy vështirësi anësore: fakti që teksti ishte në anglisht dhe tjetra damka a autorit në çdo faqe. Megjithatë arrita ta lexoj, por sikurse thashë jo ta tres mirë..

Të përgëzoj për këtë arritje që na bën krenar edhe të gjithëve neve, shqiptarëve në atdhe dhe jashtë tij, sigurisht.

Libri është si një jetëshkrim i sinqertë ku duhet ta gjejë veten shumëkush që ka kaluar histori të ngjashme.

Ai është një udhëheqës shpirtëror për çdo mërgimtar shqiptar ose jo, por edhe një tekst mësimor psikologjie për çdo prind dhe edukator, pse jo.

Ndokush mund të habitet se qysh një vajzë me arsim të mesëm, i përkushtohet një ëndërre fëminore për të qenë e pavarur në jetë, për ta shijuar jetën si një dhuratë magjike të Zotit (që ju e shënoni si Universi), kalon një varg pengesash të jashtëzakonshme në rrugën e mërgimit, e ndërton jetën e saj përmes vështirësish, suksesesh dhe dështimesh, nuk mposhtet asnjëherë, përkundrazi, ashtu sikurse shenjtorët e ndryshëm, zbulon se universi mund të ndihmojë fuqishëm, mjafton që të dish si të lidhesh me të.

Mu kujtua një thënie e Ajnshtajnit që i këshillonte të rinjtë që donin të merreshin me shkencë, të qendronin shumë kohë pranë detit, në qiell të hapur sepse kështu mund të merrnin ide dhe njohuri përmes kanaleve të universit. Për Anshtajnin çdo njeri është një gjeni, por kjo duhet evidentuar.

Vetë kam bindjen se sidoqoftë është shumë e rëndësishme jo vetëm përvoja vetiake, jo vetëm intuita dhe aftësitë mendore, por edhe përvoja e të tjerëve, librat, informacioni i arritur deri tani. Njutoni thosh se “ai ka parë më shumë se të tjerët sepse ka qendruar mbi supet e paraardhësve “.

A do arrije ti këto rezultate po të qendrojë në atdhe si ne? Mbase jo, sepse “profet, thonë, nuk bëhesh dot në fshatin tend”. Sigurisht Britania, më saktë Londra, të ka hapur shumë mundësi dhe njerëzit aty kanë zbuluar më shpejt aftësitë e tua. Është fat se atje jetojnë shumë shqiptarë, të cilët janë pjesë e klientelës suaj, gjithashtu.

Sikurse thashë, e lexova librin, dy pjesët e të cilit i printova më parë. Kam mbajtur ca shënime. Unë zakonisht shkrimet e mia ua shpërndaj miqve të mij. Por, më parë, të lutem të kontrollosh në se përkthimet në shqip janë pak a shumë adekuate, mandej më thuaj në se më lejon ta shpërndaj shkrimin.

Të falemnderoj edhe një herë për mirëbesimin.

 

Bardhyl Selimi, 14 janar 2018

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s