PËSHPËRIMA MALLI / Poezi nga Edlira Xhani Velaj

Poezi nga Edlira Xhani Velaj
 
 
PËSHPËRIMA MALLI
 
Në pëshpëritjen e fjalëve!
Si kor i lashtë!
Si pasditja e të premtes.
Eshtë si pëluhura e Peolopës
dita për t`u shthurur.
E të hënën të filloj sërisht!
Ti bjerë nga Rruga e Qumështit.
Të mbledhi një tufë yjesh.
Ata më presin!
Ashtu me pëshpërimë!
Më pret lumi .Ah ai lum !
Ka emër vajze !
Eshtë i gjithi një pëshpërim!
Eshtë i gjithë një valë që pëshpërit
pëshpërit në gjuhën e njerzëve që jetuan me të .
Të futem në mjergullë e të humbas !
Të mos më shoh askush!
E unë në heshtje të gjejë pafajsinë .
Pataj ti ngjitem malit.
Ashtu I heshtur!
I vetmuar !
Të shkel mbi trëndelinë
e fëmijëria ime të mblidhet e gjitha
në dyert e shtëpive që nuk janë më.
Në portat e braktisura
në harqet e tyre .Shkruar jeta .
Në pëqafimet e të dashurëve,
që prehen në kodër
e në nëpër degët e akacieve
pëshpërima pafund .
Në këmbët e gjakosura
nga gurët.Sa i dua ata gurë!
Në hijen e rëndë të arrës !Oh!
Im At e kishte prerë!
-Që kur ikëm!-më tha -nuk bënte më kokrra!
E më pas cuditërisht u tha !
të endem nëpër korije
e në duar të shtrëngoj një degë molle!
si për të treguar se mëkatin e bëmë të gjithë!
Atë vend parajse .E harruam!
Një pëshpëritje pafund !
Në duar më ngelet pëluhura e Penolopës!
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s