Poezi nga Anais Siana

Poezi nga Anais Siana
 
 
Një lutje të fshehtë !!!
 
U zgjove? Po i dashur u zgjova
Në mijëra ëndërra të kam takuar
S’di në kisha mall apo dhimbje
Por di që vrëngër të kam shikuar
 
U zgjove ? Po i dashur sapo ta thashë
Nga shtrati trupi kërkoj pushim
Shpirti më dhëmb jo pa shkas
Nga dhimbja që më shkaktove s’ka shërim
 
Mbrëmë fjeta me plot mërzitje
Koka më rrihte në tëmtha si çekan
E shtrëngoja fortë veç përpëlitje
Por duart e mia forcë më nuk kan
 
U zgjova i dashur me dhimbje plot
Sot me unin do nis udhëtimin
Do endem e vetme nëpër botë
Deri kur shpirti të gjej fushë pushimin
 
E di që do më mungosh në jetë
Por jë bërë mendjemadh pak si shumë
Do kërkoj gjithmon në një lutje të fshehtë
Të lëndohesh njëjtë siç u lëndova dhe unë
 
 
 
Me filxhanin e kafes
 
Me filxhanin e kafes, unë tashmë e kam një lidhje
Rri e flas e puth në vesh, s’ka jo ndarje por as zgjidhje
 
Me filxhanin e kafes, kuvendoj e nuk kam marre
Ai më njeh njeh çdo sekret, filxhani im dëgjon s’ka qare
Nis i flas për ëndërrat e mia,për rinin tashmë harruar
Nis i flas për jetën time,e peripecit që kam kaluar
Rri i flas për dashurin,pse fytyrën kurrë s’ja njoha
I flas shumë për tradhëtin ,në dashuri këtë takova
 
Ja ngre zërin ai s’flet, rri dëgjon i mbushur plot
Nga një gllënkë në fyt rrëshket,e nga sytë pikon një lot
Nis i flas për tërë gabimet ,që i bëra në rini
I tregoj fytyra jetërash ,po për jetën të flas nuk di
 
I tregova edhe për ty ,por në heshtje nuk bërtita
Nisi fjala të dal vete ,nuk besoj që e vërtita
I tregova sa pak vlerë ,ke në jetë për një njeri
Sapo interesi shfaqet ,harron i gjori dhe nënën e tij
 
Shumë gabime o filxhan ,bën njeriu në gjykim
Nuk meriton dashuri o xhan ,një që fal vetëm trishtim
Nisa zërin pak ta ngrejë ,me oshamë i flisja sot
Ç’fajë më ka i gjori filxhan , idhët kafen ja mbusha lotë
 
Dëgjo i thashë kur e boshatisa ,mos beso më në njeri
Të gjithë duan të të lëndojn ,s’ka as ndjenjë larg dashuri
Dëgjom të thashë mos ul kokën ,se akoma s’kam mbaruar
Që ta dish ti o filxhan ,gjithkush të vlerëson pasi ke shkuar
 
Po ti mos ik qëndro me mua,lidhja jonë do jetë unike
Edhe pse unë shumë të dua,mos kujto se jam histerike
Sot të piva më pëlqeve,idhët pak e turbulluar
Si kur të tjerët edhe unë ,çdo mëngjes të kam shfrytëzuar
 
Jeta xhan s’ka dashuri, atë gjithkush e blen e shet
Por mbet ndjenja në brendi, kur lëndohet shpirtin vret!
 
 
 
SA E SA
 
Sa shumë vargje i thura vetmis
E sa shumë lobova kundër saj
Sa epitete i vura në shpin dashuris
Vetëm pse ndjenja inat e faj
 
Sa vargje i thura ndarjes
E sa herë kam “ikur”nga kjo botë
Sa vargje i thura edhe vdekjes
Çdreq shpirti paskam fukara e trokë
 
Sa vargje i thura mërzis
Me lot inati e kam vajtuar
Fjalor të varfër si në kohë të zisë
Flliqët dhe dashurin e kam lënduar
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s