Poezi nga Luan Maloku

Poezi nga Luan Maloku

 

TË LAM VETËM

Sonte,
Para fotografisë,
Qava sonte për ty,
Sonte dënesa Nënë

Ty të lam vetëm
E ne zogjët e tu
Ikëm në perendim

E ti Nënë mbete në këmbë
Pranë dritares, sa keq
Duke e pritur kthimin

Qava se nuk të pashë
Duke i mbyllur sytë
Ti ishe si engjëll
Zemërbardha ime.

 

LOJË HIJESH

Do kthehem një ditë
Pas shumë viteve
Nga kurbetshkreti i zi
Vendlindja ime, jeta ime

Dashuria që ngeli përgjysmë
Plagë që dhemb pa ndalë
Brenda shpirtit tim
Sa e vështirë qenka pritja

Ky mallëngjim i pasosur
më përcjell kudo
E më gërryen në shpirt

Pa ty plot fantazma
Më kapin për fyti
Sikur makth
E më prishin gjumin

Tollovi në pafundësi
Sa e zbrazur kjo jetë
Nga mungesa jote

Shumë herë heshtja
Më dhemb deri në kockë
E unë i molisur nga vetëmia
Ndihem i humbur pa ty…!

Kjo jetë asgjë tjetër nuk ishte
Përveç një lojë hijesh të zeza
Sa e urrej pasqyrën në murë.

 

TË KËRKOJ

Gjithmonë te kërkoj
Aty ku u ndamë
Ne të dy
Vetëm heshtjen gjeta
Më kurrë s’u takuam
Ende të kërkoj sy qiell
Në çdo skutë
Në çdo vend
Sikur të ritakoja
Do të rilindem
S`do të lë të ikësh
E imja dashuri
Çdo herë të përqafuar
Do të jemi të pandarë
Dritë në humbëtirë
Sa vështirë në vetmi.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s