Poezi nga Lumo Kolleshi

Poezi nga Lumo Kolleshi

 

SE SHPIRTI…

Bënin finjë nënat tona dikur
Me hirin e mbetur pas prushit në vatër,
Filluan më vonë të blinin sapun,
Për të na mbajtur të pastër.

Pa solli koha detergjentët pastaj,
Lavatriçet ca nëna i panë e s’i panë,
Për flokë dhe trup erdhën shampo lloj-lloj,
Po shpirtrat e zinj s’u lanë që s’u lanë.

Se shpirti mbetet një e përjetë,
U ndy,nuk ka ç’t’i bëjë asnjë detergjent.

 

TI TREMBESH KOT MË KOT

Ti trembesh kot më kot e kot ke frikë
Nga tigra dhe luanë që rojnë në Afrikë.

Ti trembesh kot më kot e frikën kot e mban
Për pshkaqenët larg e larg në oqean.

Ti trembesh kot më kot nga ujku e çakalli
Dhe pse ngjitur kurrë s’e pate një shpat mali.

Ti trembesh kot më kot, Ezopi pshrëtiu,
Frikë e kësaj bote ka veç emër njeriu.

 

MIZERJE

Dy tregje dhe të dy ballëpërballë,
Mes tyre ndante një moçal.
Në të parin shumë tregtarë,
Në të dytin veçse ndonjë hamall.

Në të parin shitej hipokrizi
Dyndje kish për shitje e për blerje.
Ideal me çmim të ulët në tregun përkarshi,
Po kush ta blejë në këtë mizerje?

 

KONTRAST

Në vendin tim të lashtë sa bota,
Ku veç tri ditë jetojnë çuditë,
Një palë gurët vë nën rrota,
Tjetra shkund vendin nga boritë.

Çuditë pluhur s’mbajnë mbi supe
Dhe palët bëhen buaj kënete.
Një popull mbetur në mes rruge
Shpirtin përtyp e flet me vete.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s