Poezi nga Ndue Marku

Poezi nga Ndue Marku   QYSHKUR… Ne, u..deshëm çmendurisht,të..dy Derisa në mesin tonë trishtimi hyri, Gjuhet tona S’do të nxjerrin më,fjalë dashurie. As do të flasim për të tilla gjëra… Buzët tona të nxehta ,që digjen larg… Nuk do të … Continue reading

NATË PA GJUMË / Nga: Ramiz Kuqi

NATË PA GJUMË

 

Nga: Ramiz Kuqi

Ende nuk ke rënë në gjumë?-i shkroi miku D. Ora kishte kaluar të dymbëdhjetat. Ndërsa po kthehej në shtëpi, A. Ishte duke medituar. Nga shkilte mbi borēn e brishtē, mendja iku të takimi që pati atë të premte me profesorin H.Ai e grishi pēr një kafe. Siç e kishte zakon, A. ishte i përpiktë në kohë, andaj u vesh shpejt, hodhi krahëve pallton me ngjyrë të kuqe, hodhi rreth qafës shallin e leshtë ngjyrëhiri dhe doli në rrugë. Pas disa minutash u gjend në hapësirën e restoranit McD.,aty ku rendon takohej me miq të rrallë.

Brenda ishte ngrohtë. Një pastrues pēr çdo dhjetë minuta pastronte pllakat , të cilat edhe ashtu shkëlqenin nga pastërtia.Shikoi disa herë orën. Rrotulloi disa herë kokën. pērqēndroi shikimin në hyrje , dhe tek atēherë e pa mikun e tij kur e parkoi veturēn. -Ke pritur shumë?-i tha A.

– Kam ardhur pak para teje. U merakosa për vonesēn tënde. Nga nuk më iku mendja. Rrugët janë me ngrica.
– Ishte bērë një aksident i lehtë në kryqëzim të udhës.Për fat të mirë nuk pati të lënduar.
-Qenke veshur bukur sot! i tha A.
– Elegancën e kam në shpirt,-iu përgjegj profi T. Kam ditëlindjen sot. Ja e kalova numrin shtatë , dhe po rrëshqas ngadalë, heshtur, pa u vërejtur fare nga tetë…
– Qofsh me shëndet, miku im! Të kesh shëndet dhe dashuri për njerëzit.
– Ku ta gjej atë dashuri sot? Është tretur në një ishull vetmie dhe dialogon me vetveten. Askush askënd nuk e përfill pa një interes.
– Je dëgjuar me Danin?- i tha pas pak profesorit H.
– Dje , pasdite. Më tha se kam filluar të shkruaj ndonjë varg. Leximin, më tha e ka pasur pasion nga koha kur ishte nxënës i fillores
në Lisnajë. Jam në prag të pensionit , dhe nuk mund ta paramendoj veten ta vras kohën dule luajtur shah në klubin e pensionistëve, aty ku të ngulfat tymi i duhanit. Më mirë t’i kthehem leximit me kohë. Mbase edhe kam frymëzim.-Të pëlqyen shkrimet e publikuara?
– Unë nuk merrem me art- i tha profesori T. Për këtë konsultohu me A.
– Do të hyj në mbrëmje. E di se ai rri natën vonë.
Ishte ora njëmbëdhjetë. A.ishte shtrirë në shtrat dhe kishte hapur librin e autorit B.Sh., të cilin ai ia kishte dhuruar para disa muajsh, kur ishte për pushim në vendlindje. Romani nuk kishte ndonjë ngjarje , dhe ishte shkruar pa një sintaksë të qëndrueshme . -Ende je duke kërkuar ndonjë varg A.? – i shkroi miku D.
– Jam në kërkim, por sonte frymëzimi është shterpë. Nuk e do. Mos harro se poetët janë zogj netësh . Kur bota gërhat natën, ata janè zgjuar.
-Vec kam filluar ta ndjejë në lëkurë edhe unë.

Alnabry, më 13.1.2018