17 janar 2018: U zhvillua Edicioni i 35-të me radhë “FLAKA E JANARIT” kushtuar atdhetarit Jusuf Gërvalla. / Nga: Nuradin Imeraj

17 janar 2018

U zhvillua Edicioni i 35-të me radhë “FLAKA E JANARIT” kushtuar atdhetarit Jusuf Gërvalla.

Organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve të Pejës dhe Klubi Letrar Podguri në Istog.
Morën pjesë poet nga gjitha trojet shqiptare dhe musafirë dhe dashamirë të artit dhe kulturës shqiptare.
Manifestimin e madheshtuan prof.Sadik Bicaj me kumtesën përmbajtësore kushtuar atdhetarit Jusuf Gërvalla , Profesori , kritiku, prozatori, publicisti z. Prend Ndue Buzhala me vargjet e tija si gjithnjë modest jasht konkurencës i dha shpirt dhe frymë evenimentit të cilin e falenderojmë shumë.
Si gjithmonë Ismet Krasniqi Lala artist i merituar i cili sa herë që e ftojmë në skenë sikur i ka në xhep vargjet dhe humorin e tij tipik shqiptar me zemër e falenderojmë.
Farida Zmijani Ramadani emër i njohur në letërsi ,e cila me ne është përherë duke dhënë vargun e bukur dhe miqësi të ngrohtë.
Artesa Osmanaj , albanologe , moderatore e njohur e madheshtoj manifestimin të cilës i deshirojmë rrugëtim të mbarë në doktorraturë.
prof.dr.Flamur Shala dekan i fakultetit Filologjik ” Ukshin Hoti” në Prizren i mbetemi borxh sikur mos ta falenderojmë që gjeti kohë për të na nderuar dhe për kontributin e vazhdueshëm që po ep në përhapjen e artit dhe kulturës shqiptare.
Dr.Rovena Vata, e falenderojmë për telegramin mbështetës e cila na ndihmoj në orgabizimin e manifestimit në pamundësi pjesmarrje na kërkon falje e ne e përshendesim shumë.

Pjesa pietike filloj me delatimin e poezive që morën pjesë mbi 40 poet prej të cilëve Juria profesionale në përbërje prej tre anëtarësh si:
1.prof. Nuradin Imeraj
2.Msc.Helena Halilaj
3 Msc.Gentiana H. Muhaxhiri
Nxori disa cmime vlerësuese për poetët e merituar.
1. Agim Xheka – Tiranë-çmimi i karrierës
2. Ali R. Berisha – Pejë- çmimi i kartierës
4. Arjana B Pata– Shkodër- çmimi special
5. Korina Sheri– Tiranë -poete e vitit 2017
6. Rija Hashani– Prishtinë- poete e v.2017
7. Mirlinda Koxha– Ferizaj- poete e v. 2017

Poetët që u vlerësuan për tri vendet e para .
Meqë kishte poezi që vërtetë meritonin të vlerësohen të gjitha juria e rriti numrin e fituesve në 6 (gjashtë) duke vlerësuar 2 vende të para , dy të dyta dhe dy të treta.

Vendi i parë

1.Nikollë Nikolle Loka – Tiranë
2.Osman Osmon Bojaxhiu– Dragash

Vendi i dytë

1.Lirije Asllani Osmani– Ferizaj
2.Adem Zaplluzha– Prishtinë

Vendi i tretë

1.Albina Idrizi– Gjilan
2.Safete Rexhepi- Gjilan

Shoqata e Shkrimtarëve të Pejës me kryetar z.Esat Loshah dhe
Klubi Letrar ” Podguri” nga Istogu me kryetar Sadik Bicaj ju falenderojnë për pjesmarrje aq madheshtore.
Falenderime të vecanta për sponzorin kryesor KONVIKTI I NXËNËSVE DHE STUDENTËVE ” ” ” “ATMOSFERA” në krye me dtejtorin Arbër Rrustaj njëherit i përshendesin të gjithë donatorët tjerë mbështetës të cilëve Shoqata është kujdes me nga një mirënjohje nderi.
Në fund e rregullon qershia mbi tortë ishin grupet muzikore nga studentët e Konviktit dhe Ali Shabanaj i cili e mbajti dispinimin në sallë.

Një falenderim dhe respekt shkon për Safet Nikqin pronari i restorantit Reka e Allagesë në lagja e kaprojve i cili të nesërmen të gjithë musafirët të ftuar nga Shqipëria i mori për drekë dhe pritje tradicionale shqiptare,Restorant i kompletuar që ia vlen të vizitohet prap.

MIRË U TAKOFSHIM NË MANIFESTIMET TJERA TË RADHES.
Miku juaj …Nuradin Imeraj sekretar ekzekutiv i Klubit Letrar ” PODGURI ” Istog

 

Nga: Nuradin Imeraj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s