Poezi nga Hysen Grajçevci
AS ME SY AS ME VESH!
Mjerimi m’kot shfaqet në sytë e të verbërit,
Ai, nuk e sheh, po e ndjen,
Më kot troket edhe në veshin e tē shurdhërit.
I shurdhëri nuk e ndien po e sheh.
Unë e Ti, as se shohim, as se ndiejmë!
PROMETEU I MBËRTHYER
Mbi rrënojat e shekujve të shkuar
Prita ndërtimin e këtij shekulli të Ri Mëngjeset flasin për fatin e Rozafës
Fillim i përsëritur në histori
Fati im nuk dua të jetë skutave të Greqisë
Apo monopateve të Skithisë
Në podiumin e tokës sime
Luhet trilogji e Orestisë
Mbrëmë e pashë Prometeun të mbërthyer
Urdhërin zbatuan t’Padronit
Mbrëmë u ther zë i ndërgjegjes
Nga hanxharët e mbretit të fronit
Krenari e tij më bëri të ndjehem.
ASGJË NUK NDODH RASTËSISHT!
NJË KUJTIM PËR TY…
(Ymer Elshanit)
Përditë e them:
Sot, do shkruaj një varg për ty
dhe është e kotë ta arrij
atë, që e mendoj, në lartësi!
Jo, nuk është thjesht,
ta formosh togfjalëshin,
për këtë burrë,
u bë kopje e Dajës
për Liri, n’Flamur!
Gur shprese, i fisit me plis;
orakull dijesh, në çdo hap…
Maje gjuhe i rrinte fjala,
krenarinë e kishte në gjak.
Gjithë çfarë krijoi,
Atdheut i la në jetë!
Njëzet e dy vepra,
katër djelm, gruan, nënën,
kunatën dhe vetë!
Poet,
në ty, bishat kishin qëllim;
donin të zhduknin në embrion!
Po ne, prapë ringjallemi, si Feniksi
dhe diç, nga rrenja,
mbetet për trashëgim!