Poezi nga Ndue Marku

Poezi nga Ndue Marku

 

QYSHKUR…

Ne, u..deshëm çmendurisht,të..dy
Derisa në mesin tonë trishtimi hyri,
Gjuhet tona
S’do të nxjerrin më,fjalë dashurie.
As do të flasim për të tilla gjëra…
Buzët tona të nxehta ,që digjen larg…
Nuk do të puthen më…,me njëra-tjetren…!

Qyshkur si kemi parë…
Gjurmet tona mbi rërën e lagur,
As hijet përçafuar mbi gjelberimin e livadheve, Ëndrrave enigmatike të jetes…që..iken..!

Mos e pafshim njëri-tjetrin më,
Më sy të përlagur n’lot’ zemrimi,
As qielli mos na mbuloftë,
Më çarçafin bluh më yje qëndisur…
Gishtat
E duarve tona mos prekshin..më,
Në vënde sekrete qe ja mbajtem fshehur…
Njëri-tjetrit…!

Buzqeshjet,
Acari i moskuptimit na i ngriftë…në..akull,
Sms,mos i dergofshim,njeri-tjetrit,
As lemza moderne,mos na i mundoftë më:
Gjokset tanë të lagur në..ekstazë…
Mbetshim si fantazma., gjithnjë duke kërkuar:
Njëri-tjetrin,dhe mallkimin në vetveten e races tonë,
Për nxitimin që na solli…kokëfortësia e..ndeshkimit..tonë.

 

LOTOJ PËR TY…GRUA…

Lotoj për ty,
Grua që iken shpërfillur
Sonte ndersa kaç teper më tundon hidherimi,
Heshtën e mospërfilljes më ngul mbi ballë,
Egersishtë në plagosje,shpirtin më përgjak..kesisoj..!

Do ja ndaloja për një çast… botës rrotullimin,
Sikur kesaj nate të bëhesha…bebja e syrit tënd xixellues,
Ose,ose të pakten të isha…buzëkuqi i buzeve tua përveluese..!

Le të mos kishte,kjo natë,sonte vdekje
As dita bastarde të mos lindte kurrë,
Sikur edhe Jupiteri të shkonte më larg,
Krejt,le të vdisja i torturuar…më floket tu ngërthyer në fyt…
Le ta quanim këtë natë,mjerim,
O ti grua e larget ende e paputhur nga unë..!

 

CIGANJA IME SYPËRLOTUR…

Imazhi yt më tundon,
Hija jote më frikëson,
Edhe se ndodhem
Me shtëpi e shtetësi të humbur,
Edhe se mbetur kam pa rruar përgjithmonë,
Më pëlqen…
Të mbetem ngahera Sllavi yt,
Skllavi yt që çapitem këmbzbathur
Rrugicave mbremësore pa cak…

O ciganja ime sypërlotur
Natë e ditë vdes me emrin tënd në gojë,
Me dorën rrëzuar përmbi gjoksin tënd…

Të falem ty,Sofi…
Që dridhesh e dridhesh në prehrin e natës,
Braktisur e humbur
Në këtë stacion pasmenate…!

Shtrënguar,lypjen marr në krah
Dhe pikëla loti më bien përdhe,
Buzët në ëndërr shpeshherë kafshoj
Kur ti më shfaqesh shtatzënë
Rrëzuar mbi stol,
Krejt bota më duket sikur në ekstazë rënkon…!

O Ciganja ime sypërlotur…,mos qaj…,
Mos qaj…!
Dua, të të puth lehtas në përkëdhelje:
Këmbët tua të përbaltura…
Përmbi trupin tim të mërdhirë,
Flokët tua të buta të më përkëdhelin mua…!

Mos qaj,
…………O Ciganja ime sypërlotur,
…………….Mos qaj…!
Por të kelthasim për njerëzimin,
Për botën e robotizuar
Që ngrinë,akull kallkan..stinë..pas..stine..!

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s