Poezi nga Xheladin A. Çitaku

Poezi nga Xheladin A. Çitaku

 

VROJTUAR PAKOHËN

Heshtja buçitëse
konservon mendimin
në fjalë të pathëna
se koha nuk e do,
s`i lë vend gjëkundi
veç në qoshen e errët
të zëndanit ngulfatje,
prangosur e ngujuar
zgërbonjash t`injorimit
nga favore të vjedhura
favoritësh të përjetshëm.

Mbresat frenuar
bërë zap në kafaze,
në lak mbërthyer
flakur në guva mohimi,
në megafon shurdhësie
intonohen pa volum,
në instrumenta t`pazëshëm
shpërbëhen notat
partiturash të grisura,
që gjurmë mos të lënë
në jetët e pushtuara
nga mendjet uloke.

Ndjenjat ngurtësohen
në ftohtësi akullnajash,
që mos t`vijëzojnë shtigje
as vrragë ndjeshmërie
në molisje ndërdijesh
nga rrjedhat hipokrite,
vërshuar gjithandej
në qiellin e vrenjtur
pa fare kthjelltësi,
e rrezet përpihen
në gurëzime ngrirëse
ku shuhen dëshprueshëm.

 

SPIRANCË NË PËRJETËSI

(Heroit të kombit Musa Hotit)

Ulkonja stepash në kollare mbërthyer
lëshuar azat në qytetërime të amullta
që shpresën ndër kthetra për ta shqyer
ngrohtësinë ta kthejnë n`cikna të akullta.

Veset dhelprishte në horizonte shtrirë
ngatërruar shtigjet si në rrjeta lugatësh
fytyra shëmtirash nën maskën e pështirë
hienash skërmitëse në fraqe diplomatësh.

Në sheshe të mermerta sarhoshët bredhin
çirren në hungërima karpatesh të ngrira
duan zogjtë e shqipes në satër t`i hedhin
rrezet t`i rrëkëllejnë në humnera të nxira.

Trimëri e përndezur dot nuk përmbahet
por shtytet vrullshëm rrufesh të barotit
në prita pabesie me gjarpërinj përlahet
krenaria e pamposhtur e Musa Hotit.

Në flatra shqiponje Musaja bredh qiellin
lartësisht, n`përjetësi spirancën ngulitur
e shëndritë idealin bashkërisht me diellin
dhe përbuzë ligështimin që ecën zvarritur.

Në trollin e lirisë shkëlqen vrragë e gjakut
gjurmëron mozaikut nga ngjyra breznishë
e shpirti i Musa Hotit atdheut i del hakut
emrin ka skalitur ndër piedestale hyjnishë.

 

ZVARRITSHËM

Kujtimet mbështjellur
në kohë surrogate,
në ngushëllime t`rreckosura
kubëzohen ditët
e shpirtërat zvarriten,
shpresat shpërngulen
n`përpirje mugëtire,
ëndrrat mbërthyer
n`akte tragjikomike
dramash të ambicies,
fascinuar në paranoja.

Në formula trajtësimi
manitë pikturohen,
orkestrohen notash ngulçimi
e ndjenjash ekzaltuese,
si blatim totemesh imagjinare
në tempuj të rrëgjuar
e altare t`injorancës,
ku përhumbet denjësia
në tkurrje t`arsyes
e në zbraztësi ndijimi.

Stivosur mbresat
në dritëhije përjetimi,
në shtrojera t`bërblitjes,
ku maskat defilojnë
e shtiren si fytyra,
ku hutimi dhuron
indiferencë tundimi
vitytit të bankrotuar
në skema hipokrizie.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s