Poezi lirike nga Përparim Hysi

Poezi lirike nga Përparim Hysi
 
 
Një aromë e mirë
 
Një aromë e mirë, më shtyu në mëkat
Vallë ç’xhevahir, më fsheh në atë shtat?
Flokët pis të zinj,rrethojnë atë fytyrë
Unë burrë me thinjë sikur pashë”mynxyrë?”
 
Të isha skulptor, do të derdhja në mermer
Je e bërë me dorë, ndaj mendjen më merr
Sytë blu të thellë,eh, se ç’bukuri!
Vajta në esfel, sado pleqëri.
 
Sytë e mi të”mprehtë” matin “situatën”
Ti si shpezë e lehtë (s’më lë të marrë”matën”)
Goja m’lëshon lëng, nuk duroj nga nepsi
Koka ma bën “tëng!”, për ty më zu “stresi”.
 
 
 
Unë e di
 
Unë e di se çfarë më thonë
Ata sy me dritë gjallese
Një dëshirë më drithëron
Më hap udhën e një shprese.
 
Më hap udhën e një shprese
Nisem vrap e vij tek ti
Ah, ta dish se ç’zjarr më ndeze
Ja, tani, në pleqëri.
 
Pas të ndjek si qengj manar
Po marr turpin nëpër këmbë
Zjarri shuhet veç me zjarr
Gjithë bota le t’më nëmë.
 
 
 
Ato vetulla
 
Ato vetulla
Si shigjetlla
Shkrepëtijnë
Vetëtijnë
Pse tek unë
E sjellin “shinë?!”
 
 
Një mikeje
 
Me vrullin e kalit
Që niset me galop
Jelekun ta “shqeva”
Dhe ta bërë copë!
 
Zbulova nën të
Gjirin të fortë gur
E “piva” atë
Harrova që qeshë burrë.
 
Dhe, pasi e “piva”
Pak nga pak, u “deha”
Desh dhe më ra “pika”
Se aty u “shkreha”.
 
 
 
LENI
“O LENO, buzën-o!”
Popullore
 
Qafa jote e gjatë, mu si mjelmë liqeni
Buza jote e mjaltë(Ç’të të them, moj LENI?)
Syri yt i zi, si ulli Kanine
Gushën farfuri, ta “ha” si panine!
 
Trupi si fidan, të ka marrë përpjetë
Unë i bërë duman, zë e lëshoj “fletë”
Shoh gjoksin si shegë, (pjekur a pa pjekur)
Me duar bëhem”degë” ku të rrijë”mbështetur”
 
“Loz” me duarët mia, me “shegët” e tua
Dhe më zë”magjia” ( dreqi t’më marrë mua)
Tani “magjistar” as vë re për”naze”
Se, kur kam mall, s’kam nevojë për “saze”.
 
 
 
Kozmetika
 
Ti që vë kremra a pudra, ta dish:-Hiç nuk më pëlqen!
Mua veç “pylli ku s’ka rënë sëpata”, më bën ujem…
 
 
 
Sot
 
Sot u ktheva në pijetore
Dhe e shkela pak
Më goditi pikalorja
Që qe si zambak.
 
Ndaj dhe qeshë i sëkëlldisur
Ndaj piva tri dopjo
Dhe u bëra i çakërdisur
Sikur piva jodjo.
 
Se ma bëri veç me sy
Dhe u ngrit dhe iku
Ah, më plaçin që të dy!
Mbeta “pijaniku”.
 
 
 
Çudi
 
Bari pi lëngun e tokës
Dhe zë e rritet.
Mandej vdes nën rrezet
E një dielli vjeshtak.
 
Po unë që jam goxha i “rritur”
Pse dua të vdes në gjirin tënd topolak?
 
 
 
Shiu i prillit
 
Gjethet e kërkojnë shiun e prillit
Se duan me të të lajnë”sytë”
Le t’më lagë shiu i prillit
Se më “thanë” mikja si dritë.
 
 
 
Kohë djalërie
 
Ujë i kulluar si loti i një fëmije
Rridhte nga burimi, tutje në korije
Atje po të prisja, se do mbushje enët
Që të mos më shihnin(fshehur, nën pemët)
 
Ti erdhe si flutur, si pupël e lehtë
E dije e bukur që të prisja vet.
U bëre purpur,çehre trëndafil
Të kish rënë një nur,e bukura si yll.
 
Të zura me duar, të putha në buzë
Dhe u ndezëm zjarr, dhe u ndezëm shpuzë
Pastaj more enët, u ktheve nga erdhe
Ashtu nëpër pemët,kokën pas e ktheve.
 
Shkove zbraze enët, prapë erdhe tek burimi
Se aty nën pemët, të prisja unë”trimi”
Seç të mora hopa dhe të shtriva në shesh
“Hëngra” sa u ngopa (i “uritur” qeshë).
 
* botohen për herë të parë.
 
Tiranë, 17 janar 2018
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s