Poezi nga Beqir Binishi

Poezi nga Beqir Binishi

 

jeta si në prralla

në përrallat e gjyshes
mbretërit hanin
me lugë floriri
e gjyshja psesë i përgjigjej
mbretërve ju lejohet
a thua ishte krejt prrall
rrëfimi i gjyshes
kur i shoh mbretërit tan
përtej kohës.

 

Dashuri pa limit

kur të hidhërojn
kur më nuk nxë gota
e mbushur me helm
mos e derdh trupit të atdheut
sa shumë dhimbje ai njeh
u ndrydh duke mos bërë eh
buzëqeshi për fëmijët
si din vetëm një prind
mos nxito o njeri
duro derisa të t ‘gjeje poeti
ai krejt helmin si lëng ka me pi
poeti nuk njeh tjetër dashuri
pos dashurisë pa limit.

 

Krahët e dashurisë

Ka njerëz që kur i shtrijnë duart,
popullin e vet dhe krejt njerizimin e marrin në gji !
Ka njerëz që as veten nuk e mbulojnë !

 

ylber dashurie

qëlloi atë ditë kur të lënduan
ylberi në lumin Mirusha
ishte lëshu etjen me shuar
e ti gocë Mirushe
kur provove ylberin me kaluar
u veshe me ngjyrat e ylberit
lum ne për ty
me atë shtat selvi bukuri
mallkuar qoftë ai që t’lëndoi ty
ylber dashurie.

 

Kur ikën miku
(Basri Çapriqit)

ecim kah pika kufitare
jemi transit
vetëm se ti qëllove
disa kilometra disa qindra metra
ndoshta disa hapa përpara

këtu doganierët të ndalojnë
e shohin bagazhin
por prapa nuk të kthejnë

të gjithë udhëtojmë
për në pikën transitore
e kur marrim lajm se miku
ka kaluar tutje në doganë
një shkreptimë si rrufeja qiellit
na përshkon trupin
fillon shi i valë zemre
vetëm se ndodhi ikja pa fjalë
nuk është fjalë goje nëse të them.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s