AH, SIKUR TË BËHESHA DHIMBJA JOTE! / Poezi nga Petrit Sulaj

Poezi nga Petrit Sulaj

 

AH, SIKUR TË BËHESHA DHIMBJA JOTE!

E marr mes duarve dhimbjen tënde
e ngroh me hukamë fryme
nuk e lëshoj
deri sa e bëj dhimbjen time.

Të njëjtën punë bëj dhe me sytë e tu,
një herë të djegur
pastaj të ndarë,
dy binjakë që s’ ngjajnë.

Sa shumë shpirt duhet
për të bërë dy dhimbje
të ngjajnë,
sa shumë art duhet
për të bërë dy sy
një herë të djegur pastaj të ndarë,
të shohin qartë.

E ndjej dhimbjen tënde
tek më afrohet
të më falenderojë,
e imja akoma
s ka lëvizur nga istikami;
sytë,
të mitë e të tutë,
të katër
bëjnë festë,
fitojnë lirinë.

Dhimbja jote
coha e flamurit,
imja,
shtiza.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s