Poezi nga Mirsada Bibic Sabotic
JUVE NË DIASPORË
Ku jeni nga jeni gjaku i nënës thërret
Të zverdhura i janë rrudhat rreth syve
Zemra brengosur tani ditët numëron
Ku jeni të dashurit e mi,ku jeni djemtë e mi
Mërgim i zi që shpirtin ma theve
Përse e ndave nënën nga djali
Përse e ndave motrën nga vëllai
Përse e ndave shpirtin nga trupi
Përse i bëre zemrat tona të palumtura
Tani jeni larg në botën e huaj
Kishte për t’u thënë
Keni para nuk duhet brengosur për ju
Por pragu juaj tani është shnderruar në shkretëtirë
Fëmijët tuaj tani i ha Perëndimi
Ju humb fisi e fara
Shpirti juaj ndryshket në heshtje.
Të shpërndarë jeni nëpër botë si margaritarët nëpër fusha
Rrëshqitni në mërgim si farë e humbur
Nëna e mërzitur në prag rri ulur
Dhe pamja nga dita në ditë i zbehet
Me faculetëfshin lotët nga fytyrë e pikëlluar
I lutet Zotit që të mos harroni se kush jeni
T’i përkujtoni stërgjyshërit tuaj
Gjyshërit,varret e tyre dhe aromën atdhetare
Pranverat margaritare ,kullosat dhe kumbullat e kuqe
Ta kujtoni gurin e atdheut dhe pamjen e tij.