Kalendari poetik: Ernesto Cardenal / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Ernesto CARDENAL

Më 20 janar 1925 u lind Ernesto Cardenal, poet dhe prift nga Nikaragua. Kandidat për çmimin Nobel në vitin 2005.

MANAGUA, ORA 6.30 PASDITE

Mbrëmjeve, të butë duken neonet,
dritat e zhivës, tërheqëse, të zbehta…
dhe ylli i kuq mbi një antenë radioje
i bukur ngjan, si një Afërditë
në muzgun e Managuas
dhe reklama ESSO si hëna duket
të mistershme dritëzat e kuqe të makinave

(shpirti na qenkësh një vajzë e re që po puthet pas një veture)

TACA BUNGE KLM SINGER
MENNEM HTM GOMEZ NORGE
RPM SAF OPTICA SELECTA

një taksë për lavdinë e Zotit!
(vazhdo, puthmë oh! zot, nën këto reklama me drita)
KODAK TROPICAL RADIO F&C REYES
me drita shumëngjyrëshe
edhe emrin tënd rrokëzojnë
“U dha
lajmi se……”
Tjetër kuptim
nuk njoh.
Nuk e përligj mizorinë e këtyre lloj dritash.
Dhe në m’u dashtë ta lë një gjurmë në këtë epokë
është pikërisht kjo: barbare, primitive
por poetike.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s