Poezi nga Altin Meçja

Poezi nga Altin Meçja

 

Një ditë duhet të takohemi

Të thashë që një ditë me shpresë po takohemi,
Tani e them me bindje që ne duhet të takohemi,
Për të përfunduar revolucionet tona shpirtërore…
Prushi i mangallit të shpirtit po digjet,
Me të bashkë dhe emocionet,
U gezova,
Qenkam gjallë,
Po ndjehem.

 

Ti nuk je masë

Ti nuk je masë,
por si një orkidea mes anakondash,
tingujt e violines tënde të shpirtit,
nuk munden ti ndalin tallavatë.
Një ditë melodia jote,
do çajë shpirtra të pafajshëm në shtëpinë e vet,
jo për atë që dëgjojnë nesër,
por ç’ka nuk kuptojnë të sotmen…

 

Për tingujt e tu

Sa herë kam gjetur kohë me ardhur tek ti,
Melodia jote si tingunj cehovianë,
Të bën të ngjizesh me shpirtrat e fjetur,
Që pluhuri i ka zënë tabushë.
Erdha të të dëgjoj tingujt e tu,
që dhe pse në mes tallavasë,
Kane forcen e telave te nje violine,
Që gjëmojnë sikur moti trazohet.
Sot mëngjes mbyta tabutë e mbrëmshme,
Për të nisur disi vrapimin,
Jo vetem per vete,
Por edhe për ty që të ndjenj gonxhen që do të çeli.
Po rri me ty,
nuk do të shkoj më,
dhe pse mund të digjem si Majakovski,
Ashtu mrekullisht…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s