Poezi nga Anila Kruti

Poezi nga Anila Kruti
 
 
Nuk kam shtëpi
 
Unë nuk kam shtëpi.
Shtëpia dhe Atdheu im
është pylli me shi.
Lotët e reve varen e kullojnë parvazit të syve.
Shpirt i mbledhur si përrua
pikon dhimbjet nëpër degë.
Pastaj ia beh dielli…
Pastaj ia beh kënga…
Bie fytyra ime prej bari.
Pushton yllin dhe çelin sytë prej drite.
Buzëve ulet dielli dhe flokëve shndrin vesa e argjendtë.
Kuturisin mes tyre zogjtë e pranverës.
Lisat kryqëzojnë degët dhe sokadhet rendin udhëve.
Kuajt e bardhë lenë gjurmë
I shoh dhe bëhem ikje.
Po unë nuk kam shtëpi.
Shtëpia ime është pylli me shi.
dhe pema shelg në portën tënde
Varur flokët e mi…
 
 
 
***
 
Sytë e qershisë në oborr
gjithë kureshtje …
Velloja ime e bardhë marros petalet.
Ç’ dhemb këtu mbi oborr, gjithë ky lulëzim…
 
 
 
***
 
Më çiku syrin dielli.
Rashë mbi tokë.
Një pashë blerim
më mbuloi…
U verbua vdekja.
 
Advertisements

One thought on “Poezi nga Anila Kruti

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s