Poezi nga Aqif Isaku

Poezi nga Aqif Isaku

 

N`ËNDRRAT TUA GJEJ LUMTURINË

Më kujtohet një ditë vere,
Kur dhe unë isha fëmijë,
Si t`shikoja në dritare,
Hënëz, kur ndrisje ti!

Ato çaste që m`kanë ikur,
Kur në gjumë më përkëdhelje,
Sërish dua t`i kem gjetur,
Se ngulitur m`janë në mendje.

Hënëz, po t`më dëgjoje,
Do t`ma sillje mua verën,
Mu ashtu siç m`ledhatoje,
Kur të hapur ta lija derën.

Edhe gjumi do t`më vinte,
Bashkë me ëndrrat lozonjare,
Që t`më bartnin ndër vite,
Në idilen e qetë fshatare!

 

NJË KUJTIM

Mora rrugën si dikur, rrugëtova,
Nëpër fusha e nëpër male,
Ta kujtoj me mall e drithërimë,
Fëmijërinë, jetën pa halle.

Se këtë kohë, kohë të egër,
Plot mërzi e plot hidhërime,
Se duron më shpirti im,
Se duron dot as zemra ime.

Ndaj o kohë, kohë e ikur,
Që tek njerëzit sillje mirësinë,
Kthehu pak me ledhatime,
Dhe na e kthe prapë lumturinë!

 

MES NESH
(Jusufit, Bardhoshit,  Kadriut)

Tre qirinj bëjnë dritë lirie,
Për tokën arbërore,
Qielli zjarrmon me tri plagë,
Amaneti i tyre jehon.

Acaret e janarit,
Ngrohen nën shtatin,
E lapidarëve të ngritur,
Me gjakun e derdhur,
Për liri.

E flakadanët e kuqërremtë,
Mes nesh ndrisin,
Si buzëqeshjet e atyre,
Që jetën ia falën atdheut.

 

BORËS

Borë, borë
Fluturake
Edhe më tej
Ti fluturo
Mbushe malin
Mbushe fushën
Mos u ndal
E mos pusho!

Mos i ndalo yllkat
Le të bien palë-palë
Të shklqejë natyra
Veshur në të bardhë!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s