Poezi nga Ermira Saraçi Osmani


Poezi nga Ermira Saraçi Osmani

 

LISI I PLAKUR

Mundohesh të rrish në këmbë
Erërat të godasin s’të lënë të qetë
Drita e djellit ty, të qesh, të prek
Aty ku pret dritë, papritur të mbulojnë retë.

Rrudhat në ballë të janë palosur
E çdo rrudhë ,një vuajtje nga ti
Vite e vite, u mundove të ndryshos
Të qeshësh melankolinë, që e fsheh në sy.

Litarët këputi, më mos i duro
E të mbushësh me ajër mushkëritë
As zë nuk nxjerr ,as klithmë
Do rrish vëzhgues me ç’të shohin sytë.

Qan e qesh gjithë mundim
Se s’ke për të parë kur perëndim
Një filizë të re nxirre ,mos rri i qetë
Rrudhat në ballë ,mos i lër të shënojnë më jetë.

 

I PASTREH

Dikur kisha një çati mbi kokë
Tani jam i pastreh ,dhe nuk kam ,as miq ,as shokë
Që ditën që i humba të gjitha
I pastreh mbeta ,dhe për ta nuk jam më ,vdiqa.

Pasuria ime një karton , për dyshek e jorgan
Në rrugë flej , në shi e borë dhe ftohtë kam
Për shoqëri ,minj , kacabunj,mik me to jam.
Natën ,
e kam frikë ,më tremb nuk e mohoj
Po dita ,
më tremb më shumë ,kur fytyrat e njerëzve shikoj

Përbuzja e tyre më ha brenda në shpirt
Drejt meje shikojnë dhe largojnë sytë
Etja ,uria ,i ftohti ,nuk më bëjnë asgjë
Trupi i tyre i veshur, dhe në shpirt hic gjë.

Ditën e urrej ,dhe diellin që më ngroh
Natën mezi pres ,njeri mos më shoh
Dua të fshihem mos më shoh njeri
Po hëna lart në qiell ,më shikon drejt në sy.

Hënë dredharake ,sa shumë të urrej
Dua të fshihem , ti të palarat më nxjerr
Hënë, merri yjet më mos i shikoj
Varfërinë time më mos e dalloj.

Hej ,ti !Mos ki frike !Nuk jam ,lyps as zitjan
Edhe lyps të isha ,në fytyrë cip kam
Jam njeri, dhe rroj si ti mbi tokë
Nuk të bën njeri, një çati mbi koke.

Fati më bën të jetoj si Sokrati sot.
Megjithëse më harruan, miq edhe shokë
Një dorë Zoti do e zgjas për mua
Varfëria më është ngjitur, jetën prapë e dua.

 

Urrej përrallën

Është rastësi ,që u takuam prapë!
Apo gjethet e vjeshtës të sollën tek mua?
Si trung i zhveshur rri para teje.
E kërkon të më veshësh me puthjet e tua.

Si statuje ndjehem para teje ,
Dhe kohën e kam ngrirë në vënd
Gjysëm buzëqeshja ,në buzët e tua
Endjen se ke faj ,dhe heshtja ime të cmënd.

Më thua hajde, të futesh në përrallen time
Të qeshësh ,të dashurosh ,të ndjesh
Detin, ,pranverën,ngjyrat që ke humbur
Pranë meje eja, prapë do ti gjesh.

E dashura ,ime flutura ime
Eja ,më shrëngo me krahët e tua
Më ngroh në këtë vjeshtë të lagësht
Eja ,pranë meje, unë akoma te dua.

Timonin e dashurisë ,e kishe ti
Të them: kjo tokë ,kjo jetë ,nuk na mban të dy
Fytyrën tënde ,si kornize e shoh
Në përrallën tënde ,nuk dua prapë të të njoh.

Jetën me ty e kam provuar
Si nje pemë e thatë, ika e helmuar
Degët e dashurisë, i ke tharë të gjitha
Kjo pemë nuk rringjallet ,ndonëse shumë të prita.

 

Unë dhe ti

Nuk e di në kam faj unë ,apo faj ke ti?
Cdo moment të ëmbël, e kthejmë në tragjedi.
Rrahjet e zemrës, cdo moment i shtojmë
Edhe pse shumë afër jemi ,ato nuk i degjojmë.

Mos ti lodhim fjalët ,ti lëmë në qetësi
Djellin që ndricon ,mos e kthejmë më në shi
Ķalanë bashkë e ngritëm ,e bashkë do ta shëmbim
Degët e pemës ti i ke , dhe vetem ti i ke shkelur.

Dashuria është e egër, është si veri
Eshtë,dallgë,erë, furtunë, është stuhi.
Dashuria ime pse hesht ,pse sflet, më shiko në sy
Këtë moment të ëmbël, mos e kthejmë në tragjedi.

Mjaft !Mjaft !lLe ti japim fund
.Sjellja jonë kështu, nuk na con askund.
Më thuaj një fjale te ëmbël, nuk po të kërkoj shumë
Një fjalë e ëmbël e jotja ,do me vërë në gjumë

Me fjalë , zemrat tona mjaft i vramë
Le të harrojmë cfarë ndodhi me parë
Të lutem !Eja ,eja dhe më përqafo
Me përqafimin tënd , cdo qelizë e ngroh.

Kurban jamë bërë për ty .,edhe ti per mua
Një jetë më. do, dhe një jetë të dua.
Le ti japim fund ,te themi sndodhi asgjë
Unë dhe ti i dashur, gjithmonë jemi një.

Advertisements

One thought on “Poezi nga Ermira Saraçi Osmani

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s