Poezi nga Fejzi Murati
DRURËT DHE NJERËZIT
Nuk janë të gjithë drurët e pyllit të drejtë,
as njerëzit
të gjithë të drejtë nuk janë!
Por drurët,
janë miqësorë me njëri – tjetrin,
njerëzit
njëri-tjetrin hanë!
( Shkëputur nga vëllimi poetik “ Pentagrami i stinëve”
FATI…
Na hodhi fall arixheshka Nermin…
Në dorën time
pa fatin tend
në dorën tënde pa fatin tim.
Në dorën e kujt jemi
fallxhorja se dinte,
Në dorën e kujt jemi
as ne s’e dimë!
Fati yne,
thjesht anonim!
LOJË QË SE LUAJMË MË
Sapo kishte ardhur pranvera,
dhe natyra ngazëllente kudo!
Ti luaje me petale luledelesh si e dehur,
“Më do, s’më do, më do!”
I dehur isha edhe unë,
po me numërim petalesh
nuk luaja…
i marrosur nga dielli i dashurisë,
në sytë e tu të bukur lundroja…
Pranverat ikin dhe vijnë vit pas viti,
por ajo kohë e bukur
s’kthehet më!
Lojën me luledele e kujtoj përherë
dhe qaj në heshtje,
i trishtë,
pa zë!
Ishte një lojë që s’mund ta luajmë më!
( Shkëputur nga vëllimi poetik “ Pentagrami i stinëve”