Poezi nga Manushaqe Toromani

Poezi nga Manushaqe Toromani
 
 
Nostalgji
 
Përtej xhamit shiu varet litar
brenda avujt e kafesë kërkojnë të sfidojnë
dhe unë mbështillem e tëra
nga një pëlhurë kujtimesh.
Çudi!
Kështu ndodh gjithmonë me shiun
lan pluhurin që i mbulon
e i sjell kaq të pastra nga larg
dhe ndodh të shkosh kushedi se ku,
ashtu e përhumbur mes kujtimesh.
Here don të ndalesh,
herë tjetër trishtohesh pa fund,
se në fund të fundit
kujtimet nuk janë gjithmonë të bukura.
 
 
 
Vdekja e qytetit
 
Grryen heshtja në natën e gjatë,
si pika e shiut gurin.
Ky qytet, i lashteë sa Bota
mbetur zbrazur, pa jetë.
Vetmia plak dhe muret.
Qyteti hesht.
Nata fshihet pas perdes
në pritje të ditës.
Dita,
ah dita.
Ajo ka diell
e ndoshta kalldrëmet i ngroh.
Vetmia mbetet aty, e ngrirë kallkan.
Qyteti hesht.
Heshtja vret.
Qyteti i lashte sa Bota, vdes një ditë.
 
 
 
Pa kthim
 
Rrugë pa kthim është jeta
nuk të mbetet kohë të ndalesh.
Ajo nuk ti kursen vitet
ti mbart mbi shpinë dhe nëse si mban.
S’ të mbetet veç të vazhdosh
në kthesa, të përpjeta a tatëpjeta.
Të jesh aty me vitet e tua,
ku shirat mbysin a djelli përvëlon.
E lagur, përcëlluar, kërrusur
mbart me vete jetën tënde,
që më shumë të rendon,
të bën ta flakësh,humnerës e të mos kthehet më,
por nuk ke kohë të ndalesh,
as për ta hedhur tutje,
kohën e ke vetëm për të jetuar!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s