Poezi nga Vasil Çuklla

Poezi nga Vasil Çuklla

 

At – dhe

Asgjë për mua, s’ke pasur kurrë.
Në vend të shiut, më hodhe gurë
Mblidhi- më the!… Mblidhi – më the!…
Ndoshta, një ditë, do të të duhen.
Ndoshta, një ditë, do mund të bruhen.
Shikoji, pra, si kokra grurë!
At – dhe, i dashur!… I Mëmës – dhe!

Po s’gjete mokër, të mund t’i bluash
Kur s’do gjesh fjalë, të mund, T’u thuash…
Flakjaju kokave… i bëj rrufe!
Pra, gurë më dhe!… I shkëmbtë më je!
At-dhe i dashur!… I Mëmës – dhe!

Pa fole, me zë, bubullimë
Me shkulme shpirti dhe, me gjëmim
Ndryshe zvarritu, i gjallë mbi dhe…
Kështu më the! Kur gurë më dhe!
At – dhe i dashur, i Mëmës – dhe!

At – dhe…
E di… S’pate faj kurrë.
Si kokër gruri mblodha, çdo gurë.
I bëra murë, i bëra urë…
Ndryshe nga ç’the. Ndryshe ç’më the!…

Tani zvarritem meit… i gjallë
Tani marrosem dhe jam i marrë
Ku të varros gjith’ ëndrat, vrarë
Kur nuk më fale, një copëz dhe?!…
At – dhe, i shkëmbtë… At – dhe, i maltë!
At – dhe, i ëmbël… At – dhe, i mjaltë!
At – dhe i dashur!… Kurrë faj’ s’më ke!

Fajin m’a kanë… një çetë kusarë
Që s’ju vjen turp, quhen Shqiptarë.
Përrlyer gjëmës… gjëmën s’e mbajnë
Të vrasin natën, ditën të qajnë…
At – dhe i dashur! … I Mëmës – dhe!

Ata që s’lënë, gurë përmbi gurë
Ata që s’duan, as mur, as urë
Ata… Rozafën, kanë bërë flamur!
Ata janë, Ti!… Kush jemi, Ne…
At – dhe i dashur… I Mëmës – dhe?!

 

Shtatë jetë

Shtatë vjetë,
shtatë plagë mbi trup…
shtatë vjetë dergjet, përmbi shtrat!
Shtatë vjetë shpirtin, nuk e humb,
shtatë vjetë merr, udhën e gjatë…
shtatë vjetë kthehet, shpirtin shkrumb.
Shtatë vjetë e kanë marrë inat
Shtatë vjetë, kurrë nuk ndien turp!
Shtatë vjetë natë… e rishtaz natë!
Shtatë vjetë xhind dhe të pakrupë
shtatë vjetë dergjur në lëngatë!

Shtatë vjetë fati, porsi thumb
shtatë gjarpërinjë, gjuhëgjatë.
Shtatë varren shpatat, mbi kokë
Shtatë, lavjerës është çdo shpatë!…
Shtatë vjetë, vdekja e përkund
Shtata grahmon thellë në shtrat.
Shtatë janë orët, që s’mbarojnë
Shtatë vitetet… jetët shtatë!
Shtatë janë këngët, q’i këndojnë!

Shtatë jehojnë jehonat… shtatë!

 

Një klithmë gris natën

(Ndodhi tani…)

Natë…
Kam dalë në ballkon të tymos.
Një “boss”
me makinë, përplas një qen në asfalt.
Më kot i këlthas – mos!…
Një klithmë gris natën, tek dëgjohet,
thatë…
Del “bossi” dhe qenin e përgjakur shkelmon
Pështyn dhe humbet mes territ të gjatë…
Qeni i qetuar, me sy e kafshon
tek prehet pafaj, në të lulishtes baltë!

 

?!…

I vdiqën të gjithë. I varrosi të gjithë.
Tashmë prehen të qetë! Paqja i mbulon!
Vetëm koha, ah koha! Kjo nxirane, nuk vdes
Ngërthyer tik – takut të akrepit vazhdon…
Vrau orën… të “blejë” pakëz shpresë!
Dheu dëborërrënë tani e mbulon!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s