Kalendari poetik: Xhorxh Gordon Bajron (1788-1824) / Përgatiti materialin: Maksim Rakipaj

George Gordon BYRON

 

Kalendari poetik: Xhorxh Gordon Bajron (1788-1824)

Si sot, 230 vite më parë u lind George G. Byron, poet dhe politikan (antar i dhomës së lordëve), ndër më të shquarit e romantiçizmit britanik, krahas John Keats-it e Percy Bysshe Shelley-t. Kryevepra e tij, Çajld Harold-i, ku mjaft vargje u kushtohen me admirim shqiptarëve të asaj kohe, korri një sukses të paparë. Në 230 vjetorin e lindjes së Poetit përzgjodha këtë shqipërim timin:

NË QOFTË SE…

Nëqoftëse në botën e përtejme
Ende mbijeton dashuria jonë;
Nëse, zemrën që deshëm, atje gjejmë,
Po atë sy, veçse atje s’loton,

Mirë ardhsh pra, moj botë e pashkelur!
Dhe ti or’ e vdekjes, ëmbëlsisht!
Dhe atje lart, t’i gjesh frikërat fshehur
Humbur dritës tënde përjetësisht!

Dhe nga gjithë kjo, ne asgjë nuk dimë
Pse trembemi kaq, s’e dimë as vetë;
Ndaj ngërthehemi me gjithë fuqinë,
Pas regëtimës së dobët të Jetës.

Oh! Për të ardhmen që presim të vijë
Zemra zemrën që do, ta mbajë fort;
Bashkë do të shijojnë pavdeksinë,
Vdekje s’njohin shpirtrat që janë tok!

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s