“Letër vetes” / Nga: Xheni Shehaj

“Letër vetes”

 

Nga: Xheni Shehaj

E shtrenjta ime,

Pikë së pari uroj që kur të lexosh letrën të jesh mirë emocionalisht, mos të të dridhen duart, mos kesh sy të përlotur e mbi të gjitha mos të të vijnë në mendje ide të çuditshme. Është thjeshtë një letër që kam dashur të të shkruaja por e kam shtyrë me sot e me nesër (Jo! Gënjej! Thjesht s’kam patur guxim të të shkruaj!). E de, mirë, ja u ula të të shkruaj dy fjalë.

Ti më njeh, më njeh më mirë se veten tënde, (sa qesharake tingëllon kjo frazë në këtë kontekst!). Ti e di si jam gatuar. Ma njeh tipin, mendimet, fjalët, m’i njeh ëndrrat, dëshirat, pa ma njeh dhe shpirtin e mendjen. Sa e sa herë jemi grindur bashkë; unë i dilja për zot tim shpirti, ti shtrëngoje fort mendjen. Sa e sa herë, netëve të dimrit, unë – shpirti, ti – mendja, sakrifikonim trupin duke i ngulur thonjtë në mish njëra – tjetrës. Sa e sa herë kemi bërë armëpushim pasi unë e kisha shpirtin të lodhur, e ty të ish çoroditur mendja.

E kalonim kështu disa ditë të qeta por mjaftonte një shkëndijë mendimi e jotja ose një ndjesi shpirtërore e imja për të rinisur betejën më ashpër. E kështu po na ikin ditët, muajt, vitet. Si do t’ja bëjmë, a s’më thua? Të them të drejtën unë nuk kam më fuqi po edhe ti nuk je më mirë, ndaj kam një lutje për ty:

“E dashur vete!

Më duaj kështu siç jam. Dhe unë do të ta kthej dashurinë njësoj. Më duaj dhe kur zgjedh me shpirt, do të të dua edhe kur zgjedh me mendje. Vetëm kështu do mund të jetojmë në paqe bashkë”.

E jotja përgjithmonë!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s