“Pishtari në veshin tim – Histori e një jete” (Vepër autobiografike) – ELIAS KANETI *Laureat i Çmimit Nobel / Shqipëroi: Aristidh Ristani

“Pishtari në veshin tim – Histori e një jete”  (Vepër autobiografike)  – ELIAS KANETI  *Laureat i Çmimit Nobel

… Pata marrë vesh se, gjatë shfaqjes së një të diele pasdite, Karl Eberti do të lexonte pjesë nga një vepër, për të cilën s’kisha dëgjuar kurrë të flitej. Kjo vepër ishte më e lashtë se Bibla, ishte një epos babilonas. E dija se në Babiloni pati ndodhur një përmbytje, madje thuhej se legjenda biblike e përmbytjes e kishte zanafillën tek tradita babilonase. S’isha në gjendje të thosha asgjë më tepër dhe s’do të kisha shkuar kurrë vetëm për këtë arsye, mirëpo do të lexonte Karl Eberti, dhe kështu, falë pasionit për aktorin tim shumë të preferuar, takova Gilgameshin, i cili, më fort se çdo gjë tjetër, ushtroi një ndikim vendimtar në jetën time, përcaktoi kuptimin e saj më të fshehtë, besimin, forcën dhe shpresat e mia.

Vajtimi i Gilgameshit për vdekjen e mikut të tij Enkidu më këputi shpirtin:

Ditë e natë me lot të nxehtë e qava mikun
dhe s’pranova kurrsesi që ta varrosnin.
Si nuk mundën ato klithma ta ringjallnin?
Shtatë ditë e shtatë net e kam vajtuar,
gjersa krimbat mbi fytyrë iu zvarritën.
Që kur iku e më la, mori fund kjo jeta ime,
dhe si cub zura të endem nëpër stepë.

Dhe pastaj vjen lufta e Gilgameshit me vdekjen, shtegtimi i tij nëpër errësirën e Malit Qiellor dhe nëpër ujërat e Detit të Vdekjes, gjersa mbërrin te stërgjyshi i vet Utnapishtim, njeriu që pati shpëtuar nga përmbytja e që perënditë i kishin dhënë pavdekësinë. Ai kërkon të mësojë prej tij si mund ta arrijë jetën e amshuar. Është e vërtetë që Gilgameshi dështon dhe vdes, por pikërisht ky fund ia përforcon lexuesit ndjenjën e domosdoshmërisë së përpjekjeve të tij.

(Elias Kaneti: “Pishtari në veshin tim –
Histori e një jete”, Titulli i origjinalit:
“Die Fackel im Ohr – Lebensgeschichte”, 450 faqe.)

 

Shqipëroi: Aristidh Ristani

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s