Poezi nga Fatbardha Behri Kaçi
NE…
Grimca të Universit ne.
Frymëmarrim ëndërrime.
Tërhiqemi nga magnetizmi fizik.
E quajmë alkimi,
e quajmë insikt,
e quajmë dashuri…
Si të duash ti …!
Të kundërtat afrohen
në tërheqjen e pashmangëshme.
Kur bëhen një, përjetësohen!
Se një + një nuk bëjnë vetëm dy…
Ndodh të largohen.
Njëri bëhet Pol
tjetri Ekuador…
Shirat ushqejnë
xhunglën e dhembjes ,
Dielli përthan plagët.
E jeta vazhdon…
NATA NË TOSKANË
Është ëndërra
e Hënës magjike
Dremitja e vreshtave..
radhë – radhë…
Bilbili këndon zemërplasur
për lulen…
Qiparisat kokëulur
mbajnë frymën…
…….
Arno psherëtin,
ngadalë…