Poezi nga Pjerin Ndreka

Poezi nga Pjerin Ndreka

 

BURRI ME SYTE GJAK

Gjoksin e kam si mal i rrxuem
e rropullitë
si dhé i shèmbun.
Marr frymë me zor
e çohet plùhun;
e mi vret sytë.
Kurrgjà
nuk shof me syt’ tànë gjak.
E nuk kuptoj
a à natë,a ditë.
Përplasem muresh gjithandèj.
Eci
e dridhem si zog i trèmbun
pa shèj,
pa cak.
Dikush
zgërdhihet mbas nji deret.
Duket se àsht njier që qesh rralle.
Njerz që bërtasin
ndij her mbas heret:
-Ruej se po t’shklasin,
mor budallë!

 

Z J A R M I

Edhe gacat e fundit t’prushit
mbyllën sytë nji ka nji n’hi.
Got’ ka ‘i gotë rakia e rrushit
mi lag buzt me m’hjekë zjarmi.

Gacat mshehen e i lshojne vènd
imazhit tànd,ndez e fik.
Flas me gotën,s’kam me kènd,
gadi t’ndeshi me qerpik.

 

VËSHTRIMIN TAND

Vështrimin tànd mirë e njofta,kur ai “vjedhtas” hini e doli
rreshtash të poezisë s’ème të pa èmën e kufi
Gjurmt me vesë drandofilash me kujdes ai i hodhi
Tu i ruejt’ fjalt të mos i shkelin,i përkdhelte nji ka nji.

E pashë lulen që u përkulte para fjalve me u falë erën
S’di pse buzët pëshpëritën èmnin tànd,ashtu,krejt kot
Kur ta msyn si mik,pranvera,thojnë se duhet me i hapë derën;
Pa mendu dy herë e hapa.Nuk të pava,m’pshtoi nji lot.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s