Kalendari poetik: Nicanor Parra (1914-2018) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Nicanor PARRA

Kalendari poetik: Nicanor Parra (1914-2018)

Vdiq dje, më 23 janar 2018, Nikanor Parra, ishte poet, matematicien dhe fizikant kilian. Vepra e tij poetike pati ndikim të fuqishëm në letërsinë latino-amerikane. Mbahet nga kritika letrare si babai i ‘antipoezisë’ dhe ndër më të shquarit poetë bashkëkohës. Poezia e tij u ndikua nga veprat e T. S. Eliot, Ezra Pound dhe Walt Witman. Fillimet e tij si poet shkojnë në vitin 1937, pra mbi tetëdhjetë vite krijimtari poetike, prej profesorit të fizikës dhe matematikës, që la gjurmë të thella në poezi. Kjo është përzgjedhja ime për sot:

ATI YNË

Ati ynë që je në qiell
dhe hallet e botës mban
me ballin rrudhur
si të ishe një prej nesh,
mos e vra mendjen më për ne.

E kuptojmë që ti vuan shumë,
sepse nuk rregullon dot gjë.

E dimë se Djalli të qetë nuk të le,
gjithçka shkatërron, çka ti ndërton.

Ai të përqesh,
por ne me ty qajmë.

Ati ynë, që je atje ku je,
qarkuar me engjëj hileqarë,
sinqerisht,
për ne mos vuaj më.

Kupto dhe Ti
që Zotat të pagabueshëm s’ janë,
por ne dimë të falim, gjithçka falim.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s