Poezi nga Arqile V. Gjata

Poezi nga Arqile V. Gjata

 

MË PRIT TE KODRA E KUKULLAVE

E dashur, eja!
Eja të çlodhemi livadheve të kujtimeve tona!
Më prit tek Kodra e Kukullave,
të ngremë balona si atëherë kur u dashuruam…
Ose,
të pres në Anfiteatrin e çudirave,
atje ku vallëzojnë vetëm erërat.
Sa shumë u ngjaje bukurosheve të antikitetit!

E bukur ishte ajo ditë,
emri yt sup më sup me buzëqeshjen e syve,
të kujtohen trëndafilat?!
Mbi shkëmbinjtë e thinjur
e çuditshme është jeta!

Po ja,
filluan të bien gjethet e fundit,
në përshpirtjen e udhëtimit rrugëve të lotit
kujdes të kesh nga retë!

Eja në funeralin tim, thjesht me fustan veror.
Edhe pse do t’jetë e dhimbshme,
ti, me buzët e kuqe do puthësh heshtjen…
Të pres, eja…

 

DRITËHIJET E DASHURISË

Eh…dashuria
herë lulëzon, herë mbetet e vyshkur,
ajo nuk ka formë!…
Të gjithë luajnë me aromën hënore
të dashurisë, lagur me lot
në kërkim të diellit të jetës..!

Nëpër arkivat e të dashuruarëve
lexojmë se si pika e lotit bëhej dashuri!

Udhëtarët e jetës dhe sot
ditë-lindjen e dashurisë festojnë.
Me artin e dashurisë të gjithë luajnë,
i bashkohen përshpirtjeve.
E dhimbëshme e qeshura e dashurisë!…

Në dashuri
më ”revolucionari” vuan nënshtrimin
e ëndrrave
deri sa të ndizen emocionet e aromatizuara
të dashurisë!

 

NË FUSHËN E SHAHUT
( EJANI TË LUAJMË SHAH, SE DHE MOTI ËSHTË I FTOHTË…)

Kur luaj shah
kujtesa ime ngjizet në sytë e të gjallëve.
Nga fusha e shahut,
shkëpus pemë,
i mbjell nëpër male.

Tek ajo lëndinë me kuadrate
përgatis lodra për fëmijë,
dhuratë për të verbër.
Fusha e shahut varrezë e lavdishme
me ushtarë e kuaj të bardhë
si muze i vjetër në zemër të kohës.

Nëpër kuadratet e shahut ka dhe trima,
fillojnë e vdesin në moshë të rinisë,
lënë pas stinën me figura të përgjakura.

Gjatë betejës së shahut
Mbretëresha,
si soprano e muzikës klasike,
qanë mrekullisht humbjen… pas pak
Mbreti i verbër
do të kapet MAT
në oazën e pikëllimit!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s