Poezi nga Elida Rusta

Poezi nga Elida Rusta

 

***

S’ka shumë që i shtova dy vija n’rrudha.
M’dhamin netët e fildishta,
m’dhimet dita që ec’ si e marrë
e m’len vetëm me dëshirat.
Vajza brenda meje
nuk flén,
përdore më merr e m’i tregon kufinjtë,
me nji parfum pishet n’trup,
shpirtin e lán me njolla drite.
Unë s’du me ik,
du me kén e gjunjëzueme.
Ndoshta rrugës gjej diçka
që na bán me u dasht mbi vogëlsina.
Je dëshirë me u pá prap’
dêshirë që m’ban me u çu prej toke.
Sa fillova me t’dashtë,
erdh’ koha me u nda.

 

***

Po pi nji gotë vén,
me imazhin tánd.
Kush po t’pyt ku kam me t’puth!
Atë që duam duhet ta rrëmbejmë,
si cubi i Migjenit.
Nuk e di nëse kam me t’taku,
fundja kush e ka pá ndojherë Zotin,
sa janë ata që e adhurojnë e besojnë pa e pá?!
Kur t’mos flasim má,
(faji ka me kén i jémi)
krejt qysh jena dashtë
ka me u shkru n’libër.
Fli i dashtun,
tana fitoret fillojnë
prej fitores mbi veten!

 

***

Akull ky vend,
akull në vena e mendje.
Shoh zjermin tém kah digjet.
Koha e malli
ranë mbi gjethet e këtij dimni t’vram vetmie.
As janari s’ma hek ma t’lodhtin,
durimi gjen veten n’humnerë.
S’ish flirt!
Nji dashni m’u desh,
me i zgjat frymën vetes.
U futa n’gjoksin e tij,
me ja bá kristalet e mermerta t’zemrës
t’langshme
me nji pikë prej lotit tém,
se dashninë s’mund ta báj t’pakénun.
Ej burim që veç etje m’dhé,
e shoh shpirtin e nuk e njoh.
A asht gjallë,
a ka veç dhimbje e trup..
Ani,m’ka ardh rradha me vuejt
le t’vuej,t’vuej se jam gjallë.
Nji kupë pezmi e ngré
e strukem nën nji palë krahë
që m’fusin në strehën e së bukurës,
m’i shembin vransinat.
Djersë me bulëza dashnie dalin prej zjermisë…
Janë nji palë krahë
që nuk masin me pasion.
As gjykojnë,as peshojnë,
i jepen çmendurisë.
I hipi Pegasit të lumturisë,
i zvarritem n’shpirt,
e mbaj te vetja,
ndërrohena në lëkurë,
se dashnia ásht shkámb si unë,
ia kam ndalu vdekjen…!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s