Poezi nga Myrteza Mara

Poezi nga Myrteza Mara

 

SHTATË GERMA

Në shtatë gërmat e emrit tënd
Shlodhen shtatë ngjyrat e ylberit.
Me shtatë nota mbillet çdo këngë
Shtatë janë mrekullit e hemisferit!

Shtatë ditë e javës, një në çdo gërmë
E hëna,… e djela, të gjitha në valle
Ato shtatë germa më lanë pa mend
Në shtatë qiej yjet ndezin zjarre!

Ato shtatë gërma janë gjaku i shpirtit
Janë engjëjt e bardhë që zbresin qiellit
Shtatë shandanët e qirinjëve të kishës
Larg nga shtatë rrathët e Aligherit!

Si në legjendë kam ngjitur shtatë male,
Blerim në shtatë germat e emrit tënd.
Simbolet e magjisë ndezin shtatë zjarre
Besa e besës si shtatë gurë të rëndë.

Shtatë germat e emrit-bekim i Zotit
Janë emblemat e kësaj dashurie
Shtatë janë të gjitha dhe shijet e lotit
Është flladi i vetëm i një simfonie!

Shtatë gërmat e emrit tënd
Janë shtatë shkallë drejt fronit të qiellit
Aty ku preh shpirtin çdo nënë
Atje ku ka vendlindjen dhe Dielli.

Dhe unë shtatë gemra kam në emër,
Shtatë strofa dhe në këtë poezi
Shtatë germat e mia kanë në zemër
Veç emrin tënd ndezur në përjetësi!

 

U DORËZOVA

Sytë të mora, asgjë tjetër
Ti më the: Pse kaq pak?
Mirëpo unë isha i verbër
Tani natën e ndez flakë.

Pastaj buzën ta kërkova
Si një bletë mbi nektar,
“Vetëm buzën”?-të dëgjova
Buza jote digjej zjarr.

S’mirrja frymë, vetëm zemra
Seç trokiste në kështjellë
Unë që s’besoja tek ëndrrat
U dorëzova këtë herë.

S’mora vetëm një palë sy,
Si dekor për kopertinë,
Detin me dallgëlumturi
Dhe një varkë që puth stuhinë.

Lartë, nga qielli, si dhuratë
Syt’e tu diell i patretur
Dy sy shpirti nuk janë pak
Vlejnë më shumë se të dy jetët!

 

KUJT T’I BESOJ

Herë tjetër
mos më përqafo aq ngushtë,
kam frikë nga përqafimet.
Buzët janë afër,
s’ke frikë se të puth,
s’ke frikë nga qortimet?

Se sytë e botës
s’dritojnë për vete
errësojnë për të tjerët.
Dhe gjuhët bluajnë
aq shumë eshtra fjalësh
sa përtypin erë flugerët.

As dorën mos ma jep,
mjafton
një përshëndetje me sy.
Ndodh që syri flet
më shumë se gjuha,
ka alfabetin e tij.

Ndaj kam frikë përqafimet
se bëhemi me fjalë
ashtu, fare kot.
Dua t’i ze besë syrit,
por edhe ai
është më tradhëtari në botë!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s