Kalendari poetik: Alessandro Baricco (25 janar 1958) / Përgatiti materialin: Maksim Rakipaj

Alessandro BARICCO

Kalendari poetik: Alessandro Baricco 25 janar 1958

Alessandro Baricco, shkrimtar. eseist, kritik muzikor dhe udhëheqës televiziv, mbush sot, më 25 janar 60 vjeç. Qyteti i lindjes Torino dhe skuadra e tij e zemrës “Torino”. Fitues i çmimit Viarexho në vitin 1993 dhe shumë çmime të tjerë. Edhe 100 Baricco! Nga ç’kam prej tij postoj sot për ju këtë poezi që e kam ma fort për zemër:

TANGO

Çka më tërbon krejt,
asht veç tango.
Se tango nuk i bjen qark e qark,
vet seksi asht.

Seks asht, qysh ke notat e kreit.
Dhe asht nji mrekulli,
prej hinit të kushdi sa
martesash të mërdhifuna, ndezet fill
diçka si prush,
fillon me i kqyrë ata qi vallzojn’
dhe kurrkund s’të shkon mendja
veç te seksi,
tek i sheh të shndrrohen.

Sytë e atij
te ftyra e saj njitë
(e shndrrueme në perrì n’ato tri minuta)
sytë e saj
hjedhë njiqind kilometra ma tej
ftyrës së atij
bash njaty ku hjedhin sytë
femnat e bukura
kur nji mashkull, i dishruem, i kundron.

Lypset m’u rrekë paksa
hapat me ja msue:
veç me msue vështrimet
nuk asht fort e lehtë.
Se asht vërtet klas
dhe klas qi vjen prej larg.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s