Poezi nga Sibora Huda

Poezi nga Sibora Huda

 

Antonim i fotos !!!

Mbrapsht ecën kjo orë,
Pa kuptuar se është duke gabuar,
Po shkon me udhën e shkuar,
Falje atje është duke kërkuar.

Në vjeshtën e mbrapshtë,
Kohën acar,
Në betimin e kohës,
Se kurrë nuk do shkojë atje prapë.

Me portën e ndryshkur,
Me moshë sa vetë koha,
Zinxhirët shtrënguar,
Me dhimbje ndër duar.

Ah sa ka gabuar,
Koha që mbrapsht më ka çuar,
Se kjo nuk qe menduar,
Të ndodhte nga duart e tua.

 

Për Dritëro Agollin

U shua një dritë
Na iku dhe një tingull
U shtua lart një yll
Qiellit i’u shtua ndriçimi

Dheu sikur u ngushtua
Shumë biseda humbën
Sot tym nuk po del më
Ajo gotë po qëndron vetëm

Fjalen këngë kush do ta bëjë ?
Atë vend kush do e zejë ?
Këngën e bilbilit kush do e dëgjojë ?
Ëndrrën tënde kush do e vazhdojë ?

Fjala e artë na u zhduk
Por ne pas i jemi vënë
Do kërkojmë në çdo skutë
Do t’kërkojmë vënd e pa vënd.

 

Ylli i gëzimit

Balli i rrudhur,
I menduar,
Mendimet e pa rreshtura?
Rëndesë e shumte kjo.

Ah flokët e thinjur,
Borë e rrëshqitur,
Sytë qiell vështrimesh,
E ndërsa mendja univers mendimesh.

Vetullat e ngrysura,
Univers i trazuar,
Qiell i trishtuar,
Heshtje pavdekshme.

Ylli i gëzimit i shuar nga universi i pafund,
Dielli ftoh e s’ngroh,
Rrezet e tij ajzbergje gjigande,
Ninulla e fëshfërimës e borës së rrëshqitur,
Sot legjendë e fshehur.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s