ATA MË PAS NDJEKIN MODELIN / Poezi nga Mirela Papuçiu

 

Poezi nga Mirela Papuçiu

 

ATA MË PAS NDJEKIN MODELIN

Pasi e rrokullisën diellin faqeve të malit,
pritën sa drita e tij të përvidhej fushave,
shtruan velenxat bojëqumështi për të pritur
dhuratën që dashuria i bën jetës
dhe qanë, se gëzimi i madh
nuk e gëzon dot vetveten.

Foshnjën e sollën ujqit
pasi e lanë me vesën e mbledhur të mëngjesit,
e pagëzuan me shtrëngata,
e veshën me të ftohtën e magjepsur të hënës.
Në bohçe, lejlekët prunë ëndrrat që nuk
u kishin hyrë në punë banorëve të fushës.
( E kush sheh më brigje të virgjëra kur mbyll sytë pas një dite përmbytjesh?)
Ninullat e mia të para nëna i solli prej qyteteve që s’ i vizitoi kurrë,
prej honeve që e mëshiruan babain.

Në stan, këngët strehohen në blegërima delesh,
ndërsa unë tek kujtimi i së qarës së parë fiksuar në foto. Qava dhe më vonë.
Nuk ndodhi pa një shkasë të dytē.
Po unë, ku isha kur linda?
Jam tradhëtarja ime e parë.
Ata më pas, thjesht, ndoqën modelin.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s