Poezi nga Bilall Maliqi

Poezi nga Bilall Maliqi

 

MBLEDH KUJTESËN E NDARË

Me cakë të hollë në shpinë
E me kujtesën mbledhur
Mas hapat e panumëruara

Kodrinave me tuma
Dëgjoj tingëllima të çakave
Si dikur krisma pushkësh

Mbledh kujtesën e ndarë
Sikur çaklat e drurit të prerë
Sytë ia ngulis (asaj) pyllnaje

Udha e shtruar me çakëll
Më shpie cakërr përpjetë
Deri ta ai i mallkuari (gurëzi)

E ti s’u duke nga andej
U bëre si një cakërrane
Matanë kodrës së harrimit.

 

KËNGË BARIU

(Një) këngë bariu u dëgjua,
Miri, seç ia bëri me gisht
Atje lart nga kodrinat vie,
Ai zë (sa) duket i brisht!

I riu bari i ruan delet,
I gëzuar këngës ia thotë
Nëpër luadhe të gjata,
Kohën s’e kalon kotë!

Prapa bagëtive qëndron,
Fyellit me dashuri i bie
Drejt lumit gjarpëror,
T’u jap ujë (ato) i shpie!

Sa i gëzuar (ai) i kthehet,
Bagëtitë i futë në shtallë
Sa shpejt e zë gjumi,
Është një ëndërr apo përrallë!

 

NËPËR SHKALLËT E SHPRESËS

Nëpër shkallët e shpresës
Ecte (një) hije e (pa)dukshme

Synonte pushimoren e parë
Që të ulet (aty) këmbëkryq

Me syze (pa dioptri) të diellit
Ta gjejë vrimën e gjilpërës

Nëpër të ta përbirojë të keqen
E ta hudhë matanë gurit të zi

Tevona qetësisht të zbres
E të shkrihet në rreze dielli.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s