Poezi nga Erjon Muça

Poezi nga Erjon Muça

 

Yllit tim të mëngjezit

Natën e mirë o Ylli im i mbrëmjes!
E vetmja krijesë qiellore që sfidon
Diellin në orët e fundme të mbretërimit
të dritës mbi tokë; thith dritën e tij
për të shkëlqyr më tepër,
më vonë…

Mirmëngjes o krijesë e habitëshme
që nuk fshihesh si gjithë miket e tua,
me të parat tiranke rreze të dritës;
ti je aty, sfiduese me pasqyrimin tënd
prej kristali lëvizës…

Oh sa pak kohë kaloj me dritën tënde o Yll!
Netëve kur ti shkëlqen për mua,
domosdoshmërisht unë fle gjumë,
madje humb edhe shumë mëngjeze
magjike, i kredhur në punë…

Nuk e di ç’ka ndodhur këto ditë,
me ty o sfera magjike qiellore!
Nuk të shoh as mëngjezeve e as
mbrëmjeve të mia vetmitare;
toka ndoshta ka ndryshura kursin,
e unë duhet të vuaj…

Mos m’u fshih më o Yll,
pa dritën tënde sfiduese
i gjithë teatri qiellor më duket
pa vlerë; edhe në e ndryshoftë
sërish lëvizjen toka, apo universi,
ti sfidoi me ndriçimin tënd,
menjëherë…

 

Rrënjë për gjethet

Duhet trimëri, thuajse në hyrje
të marrëzisë për t’u vetëvrarë,
veçse duhet kurajo e madhe,
për të mbetur gjallë.

E mes mungesës së njërës
dhe tjetrës, qenia njerëzore
vijon jetën me ankime, mundime;
herë harron e qesh si i marrë
me gjithçka e rrethon, madje edhe
me vdekjen, e më pas kujtohet
se sa i papërfillshëm është ne
qenësinë e vet, dhe trishtohet;
nis e vështron rrethinën mjegulluar
nga lëmgu i kripur, fyti i tkurret,
shpirti i ngushtohet..

I ka pa mund lotët ndaj i përdor
paprajë; me lot qesh me lot qaj.
Lodhet me gëzimet, sfilitet nga
mundimet, e nervozojnë hezitimet
e shumta, me të cilat të jetuarit e
kanë përballur jo pak herë, ndihet
i pafat, megjithëse nuk e ka të qartë
së çfarë do të thotë kjo fjalë; lyp
vdekjen si të vetmin shpëtim,
por meqë zotnia që e shpërdan
ka qëlluar koprac, ai jeton…

Nëse llogarit me imtësi,
herët që është ankuar përgjatë
jetës së vet dhe i krahason me
çastet e gëzmit, lumturisë,
del se jeta është një hidhërim
i gjatë; eh sa herë i kanë luajtuar
këta tela oportunistët, e lira e tyre
megjithëse e vjetëruar këndon
si instrument i ri, ndaj brez pas
brezi ky udhëtim mbeti i njëjtë;
i gjatë dhe i mundimshëm; pelegrinazh
drejt një fitoreje, ose humbje të sigurt;
vetëm se fakte ska…

Ngaqë s’kemi asgjë të sigurtë
andej, shtrëngojmë dhëmbët,
me përdhunë duam të mbajmë
vuajtjet që na dhunojnë ritmikish;
këndej, jemi Farisej, këngë parajsës
i thurim me lodra ndërtuar mbi tokë,
ndërsa thellë-thellë tek ajo s’besojmë,
ndaj varret, si rrënjë për gjethet, e
pemës së rracës njerëzore,
që vyshken , si kasaforta kujtimesh
të përvuajtura, të shpëlara me lotët
e marrëzisë, i ndërtuam…

 

Në Pritje

Pa dashur, instiktivisht
ngrita sytë në qiellin e pamasë.
Aty endej, gati e palëvizëshme,
një re e vogël,
sa një pupël e ngjitur lart.
E vetmuar, në atë hapsirë të pamasë
dukej si e trebur, e hutuar nga
pafundësia e kalatër, zbehur
nga ndriçimi i fuqishëm i diellit dimëror.
-Është e habitshme se si në dimër,
dielli shkëlqen më fort se në verë,
por ngroh më pak.-
Ajo, reja qëndronte aty si e humbur,
në kërkim, ndofta të gjenezës së vet.
Aq shumë qe e tërhequr nga kërkimi,
saqë nuk vuri re as një aeroplan
që i kaloi pranë, duke i lënë si dhuratë
atë skinë e bardha që pak më pas u sbehe,
deri në shdukje. Kurse ajo,
reja e vogëlth dhe e vetmuar mbeti aty,
në piritje …

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s