Poezi nga Gentjan Banaj

Poezi nga Gentjan Banaj
 
 
L(l)ypësia
 
Në dorën e shtrirë
Ndonjëherë gjakprishur qëndron
Mallkimi I faljes tënde,
E qerpikët nuk fshehin lutje
Por mëkate të urta përfitimi.
 
Mos shiko sytë e lypësit
Ata nuk shohin gëzimin e dhuratës tënde
Por ngadhënjimin e zërit të tyre…
 
Edhe pse të falësh thonë se është hyjnore…!
 
 
 
F..
 
Fat i kryqtë,
… si rrugnajë që endet në boshtin e thyer të globit.
kryqëzime të pafata mërmëris për ty,
për Ty që përherë ulesh mbi ëndrra
e më tregon për zemrën, filozofinë dhe lotin.
 
Sa shumë u deshëm mbi kryqin tonë
sa herë për mua jeta nisi tek ti
dhe përsëri në ashtin e thyer të zemrës
një këngë e ikshme më mundon.
 
fatkryqe, si krahët e hapur në kryqëzime
në udhët ku unë ndahem me ty dhe hijen time.
 
 
 
MITE VJESHTORE
 
Rrugët u mbushën me gjethe të rëna
Martirët e stinës që dimërojnë nën dhe.
Krifa e lodhur lakuriqe e pemës
Tret gishtat me mërzi dhe re.
 
Nga caku i zhveshur kur Kronusi na perpin
Vijnë orët të këndojnë një legjendë pa pra
Një thinjë e re mbetet ndër gishta
Tek loti tjetër që me mitet ra
 
Shkojnë zanat të dremisin në mote
Orët luajnë këngë të kuqe trëndafilash
Natyrë e zhveshur si maskë boshe
Në lojë të zbrazur gishtash
 
Dhe dielli u zhduk në kufijtë e qiellit
Zoti i u bë Zeus e pëlcet një rrufe
Luftëtarët hyjnorë në beteja të përjetshme
Ekzistencën naive fshehin përmbi re
 
Rruga ka shtruar kërcenj si kufoma
…ky peizazh pa dashuri m`a humb durimin
Mendja dyshon e cdo dyshim interpretojmë,
që vetes ti shterim kuptimin.
 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s