Histori me telefona / Shkëputur nga libri me tregime ” Qiellgërvishtës pa themele” të autorit Petrit Sulaj

Histori me telefona

 

Nga: Petrit Sulaj

Ka shtatë vjet që kjo histori vazhdon, thjesht sepse unë nuk kam mundur të heq zakonin për të folur në telefon.
Unë formoj numrin e shokut tim dhe menjëherë pasi shtyp dhe shifrën e fundit, nis e dëgjoj blegërimën e telefonit dhe pastaj shpejt a më vonë, dikush nga të shtëpisë së tij më përgjigjet. Përherë kështu me mua, edhe sikur njëzetekatër orë rrjesht të telefonoj. Githmonë shoku im nuk është në shtëpi kur telefonoj unë. Përherë përgjigjet tjetër kush në vend të tij dhe nuk kam ç‘ bëj, i pikëlluar që zërin e shokut tim ma kanë rrëmbyer, e mbyll bisedën pa e filluar.
Shtatë vjet kështu. Shtatë vjet që telefonoj pa rregull, aq herë sa më kujtohet shoku im, shtatë vjet që krijoj të njejtin numër me një qëllim të vetëm: të dëgjoi zërin që më mungon. Vetëm kështu kam mundësi të bindem se ai është gjallë.
Ka ditë që telefonoj kur më teket, krejt rastsisht, por shumicën e herëve merrem me telefonin, kur jam i sigurtë se do ta gjej atë në shtëpi. Jo rrallë telefonoj sapo zgjohem, pa larë dhe sytë, them kështu se do ta kap pa dalë dhe atë nga shtëpia. Shumicën e herëve mund të jetë ora pesë, a gjashtë e një çerek: por mund të qëllojë që telefonatën ta bëj dhe pas orës tetë.
Ka ditë që insistoj shumë në drekë, e sidomos pasditeve. Të them të drejtën shumicën e herëve telefonoj pasditeve. Si të them: pasditeve ndjehem një trup që po nuk qeshë mbytur në një mendim të vetëm, jam duke notuar në një milion të tilla. Pasditeve pastaj jam gjithmonë i lirë, por edhe po nuk qeshë lirë, lirohem vetvetiu. Pasditeve gjithmonë ndjehem njeri për së mbari, pasditeve përherë kam kohë që gjysëm ore para se të telefonoj e gjysëm ore më pas, të boshatis mendjen nga mendimi i vetëm që më mbyt e filloj e të ushtrohem në një milion mendime, që më premtojnë të më mësojnë notin sa hap e mbyll sytë.
Një herë kam telefonuar dhe në orën dy e dyzet të natës. Nga shtëpia e tij nuk e ngriti kush telefonin, çudi e madhe. Unë insitoja me timen, sepse isha i sigurtë që në atë orë shoku im ishte në shtëpi. Këmbngula deri në mëngjes dhe e lëshova receptorin në vendin e vet, vetëm kur e kuptova se dhe atij i kishte ardhur shpirti në majë të hundës, njësoj si mua.
Ka shtatë vjet kjo histori, shtatë vjet që shpresoj. Shtatë vjet në kërkim të zërit të shokut tim. E kam përgatitur me kujdes, gjithçka që kam për ti thënë. Tekstin tashmë e kam mësuar përmendësh, gjithmonë e përsëris ndërsa jam në pritje që ai të ngrejë receptorin e të më përgjigjet. Fjalët janë gjithmonë ato të fillimit, ato që kam formuluar para shtatë vitesh. E di, jam i sigurtë që fjalët e mija do kenë efekt, mjafton që shoku im të ngrejë receptorin dhe unë të kem mundësi ti rreshtoi ato në veshin e tij.
Ka shtatë vjet që tentoi dhe asnjë rezultat.
Nuk di asgjë për shokun tim. Nuk di çfarë bën. Nuk e di a është në punë. Nuk di a është fejuar a martuar, apo fejuar, martuar e divorcuar. Nuk di a është gjallë a ka vdekur. Nuk di asgjë, thjesht vetëm mendoj për të.
Ka shtatë vjet në padituri të plotë. Shtatë vjet fajtor e shtatë të tilla, injorant. Krejt faji i telefonit sigurisht, po të dojë telefoni më bën që unë të dëgjoi zërin e tij e çdo gjë sqarohet. Por unë kam durim dhe kohët e fundit, madje vullneti për të formuar numrin e shokut tim veçse më është shtuar. Dalngadalë kam kuptuar se e kam bindur vehten, se kam të drejt në insistimin tim dhe tashmë akti i telefonimit më është bërë zakoni, madje vesi i vetëm.
Ka shtat vjet që akoma nuk kam kuptur se sado që të vrasësh mendjen per nje tjeter te ngjashmin tënd, edhe se e bëjmë kët ë gjë përditë e me pasion, edhe se kujtojmë se po e analizojmë e zbulojmë gjithmonë e më shumë personin në fjalë, në fakt nuk bëjmë gjë tjetër veçse të kundertën e asaj që kujtojmë, dmth po humbim personin dhe fitojmë idenë tonë për të.

Petrit Sulaj
Shkëputur nga ” Qiellgërvishtës pa themele “

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s