LOTË MALLI, DASHURIE, KRENARIE DHE… / Nga: Nehat Jahiu

LOTË MALLI, DASHURIE, KRENARIE DHE…

Më datë 25 janar 2018, në lokalet e Bibliotekës së Qytetit “Mehmet Jusufi” në Preshevë u organizua manifestimi “Flaka e Janarit” , që koincidonte me 550 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, 50 vjetorin e demonstratave të vitit 1968, e në nderim të vëllezërve Gërvalla dhe të Kadri Zekës, si dhe të gjithë të rënëve në altarin e lirisë.

Ky manifestim u mbajt nën patronazhin e Shoqatës së Shkrimtarëve  “Feniks”( Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) dhe në bashkëpunim me bibliotekën e Qytetit “ Mehmet Jusufi”. Në këtë manifestim morën pjesë poetë nga komuna e Likovës, Kamenica , Bujanoci, Medvegja dhe Presheva ku i lexuan krijimet e tyre para të pranishmëve.

Njëherit u përurua edhe libri me pjesë teatrale “ Grishje skenike” i autorit Nehat Ramizit. Po në këtë ditë u mbajt edhe një orë letrare para nxënësve të ciklit të ulët të shkollës “ Prof. Ibrahim Kelmendi”. Pas përfundimit të aktiviteteve që ishin paraparë të mbahen gjatë kësaj dite që koicidonte me shumë data dhe ngjarje historike dhe personalitete të çështjes kombëtare ndër shekuj që kishin rënë në altarin e lirisë.

NË VIZITË TEK FAMILJA E DËSHMORIT TË KOMBIT BARDHYL OSMANIT- KOMANDANT DELLTA NË PRESHEVË

Unë  që nga nisja e vendlindjes sime Orizare  kisha vendosur që pas manifestimit ti bëja një vizitë mu në këtë ditë profesorit tim shumë të nderuarit z. Bejtulla Osmanit , babait të Dëshmorit të Kombit Bardhyl Osmanit- Komandant Delltës i cili nën uniformën dhe nën emblemën ushtarake të ushtrive së lavdishme shqiptare UÇK -së dhe UÇMB-së  luftoi sëbashku me bijat dhe bijtë më të dashur nga të gjitha trojet tona dhe derdhi gjakun dhe e dha jetën për liri duke luftuar në altarin  e lirisë. Kurr nuk e kam ndier veten më të lumtur se gjatë kësaj dite kur isha në mesin e ish profesorit tim shumë të respektuarit z. Bejtulla Osmanit ose siç e quajnë ndryshe të gjithë preshevarët, ish nxënësit e tij dhe më gjërë aga Bejt.Gëzimi im ishte i papërshkruar, por edhe supriza që i bëra profesorit pa e njoftusar se do ta vizitoja e befasoi shumë edhe ate, por nga kjo e papritur, nga malli dhe dashuria për njëri tjetrin që kishte kaluar një kohë që nuk ishim takuar shkatoj lotë malli, lotë dashurie. Lotë krenarie , lotë… në sytë tanë.

Kurr nuk do i harroj përqafimet e mia dhe të profesorit tim të dashur dhe lotët që na rodhën nga sytë për fytyre. Mikëpritja e bashkëshortes së profesorit, e kësaj NËNE TË MADHE të një dëshmori ishte dhe do të mbetet e paharruar për mua derisa të shkoj tek i imi varr pasi të iki një ditë nga kjo botë, por kujtimet e këtij takimi do i marr me vete. Në këtë vizitë tek profesori dhe familja e tij më shoqëruan edhe miku im nga Presheva shumë  i nderuari z. Ali Jusufi, ish nxënësi im dhe poeti nga fshati Sllupçan z. Bajram Ramadani dhe djali im Sejdi Jahiu.

Bujarinë dhe mikëpritjen e dy nuseve të djemëve të profesor Bejtës dhe bashkëshortes së tij nuk mund ti përshkruaj me fjalë, sepse është shumë vështirë për ti gjetur fjalët. Çfarë të themi për profesor Dashnorin që me të vërtetë shpirti i tij ishte i mbushur vetëm me dashuri. Dashnor Osmanin është vëllai i Dëshmorit të Kombit Bardhyl Osmanin- Komantan Delltës i cili me të vërtetë i kishte të gjitha tiparet e një personaliteti mikëpritës, bujar, intelektual dhe tregonte se me të vërtetë ka trashëguar dhe kultivuar mikpritjen shqiptare nga prindrit e tij sëbashku me atdhetarizmin dhe fisnikrinë e tyre familjare. Vendosa që kjo vizitë të jetë shumë e shkurtër, sepse duhej që të ktheheshim në vendlindje, por e gjithë kjo ishte e kotë, sepse profesori dhe tërë anëtarët e kësaj familje mikëpritëse dhe atdhetare ishte e pamundur të realizoja në kohën për të cilën kisha planifikuar.

Kërkesat ishin aq të mëdhaja dhe shpirtërore që të qëndronim edhe gjatë mbrëmjes dhe të kalonim edhe një natë në konokun e tyre, por koha e bënte të veten që të veprojmë jashta dëshirës dhe vullnetit të Profesor Bejtulla Osmanit dhe familjes së tij që të largohemi nga shtëpia e tyre dhe të kthehemi në vendlindje duke ua dhënë fjalën se në një të ardhme të afërme do i vizitojmë përsëri dhe do të qëdrojmë bashkarisht për një kohë më të gjatë. Të e mbylli këtë shkrim të shkurtër nga kjo mikëpritje, nga gjithë ajo bisedë  që bërëm aq sa na lejoj koha dhe që biseduam për bijat dhe bijtë më të dashur që kishin derdhur gjakun dhe kishin dhënë jetërat e tyre për atedhe e për liri ndër shekuj dhe mos ti përmendi edhe disa kujtime që i mbolla në shpirtin tim nga rrëfimet e profesorit tim z. Bejtulla Osmanit ( agës Bejt) dhe nënës së Dëshmorit të Kombit Bardhylit Osmanit- Komandant Delltës, shokëve të tij që ishin nga të gjitha trojet shqiptare e sidomos për takimet që kishin pasur në shtëpinë e tyre me ish nxënësin tim Beqir Sadikun- Komandant Beqën nga fshati Sllupçan, tani Dëshmor i Kombit nuk mund ta përmbylli këtë shkrim dhe mbresat e 25 janarit të vitit 2018 që kisha në familjen e profesorit tim z, Bejtulla Osmanit dhe familjes së tij.

Në funf nuk mund të i përmbylli këto pak fjalë e fjali pa këto falënderime:

  • Falënderoj Shoqatën e Shkrimtarëve “ Feniks”( Preshevë Bujanov dhe Medvegjë) dhe kryetarin e saj z, Bilall Maliqin për ftesën!
  • Falënderoj drejtorin e bibliotekës “Mehmet Jusufi” dhe të pranishmit në këtë manifestim!

-Falënderoj drejtorinë dhe arsimtarët e shkollës “ Prof. Ali Kelmendi”!

  • Falënderoj në veçanti ish profesorin tim të lëndës së matematikës z. Bejtulla Osmamanin ( agën Bejt), bashkëshorten dhe tërë familje e tyre për mikëpritjen dhe bujarinë e tyre!

Respekt për të gjithë ata ( ato) që kontribuan qoftë me pushkë    apo me penë për Atdhe dhe për Liri ndër shekuj!

  • Lavdi për Dëshmorin e Kombit Bardhyl Osmanin –Komandan Delltën dhe të gjithë dëshmorët që luftuan dhe dhanë jetën e tyre duke luftuar ndër shekuj për LIRI E ATDHE!

 

Nga: Nehat Jahiu

Orizare, 27 janar 2018

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s