Poezi nga Rexhep Hoti

Poezi nga Rexhep Hoti

 

Me Helenën dhe Kadarenë (1996)

Koha është gjithmonë e ngushtë në Paris,
Arti thithë ajër më tepër se njerëzi.
Të sfilitur nga fshehtësia e fjalës,
Gjithandej shoh poetë,
Si lypsarë të trishtë.

Por unë si një kosovar i krisur që jam,
Kam skajuar në gjoks pak Frymë për zamaren;
Dua të shkoj në Seint Michel,
Atje
Do ta takoj
Gjeniun dhe
Damën!

I djersitur, i skuqur, më keq,
Kodin e portës e ngatërroj,
Ah, të isha pranë një dere të Gadishullit,
Një sharje, një shqelm më pas
Dhe gjithçka mbaroj.

Duhet të jem i kujdesshëm,
Lule për Damën kam me vete,
(Nusja më ka mësuar),
Dhe unë që vetëm me zhurmën time ndez Ballkanin,
Mezi trokas lehtas dy-tri herë.

Porta hapet, Dama është pranë.
Më përshëndet me një shembje qiellore.
E qartë çdo gjë!
Në kthinën tjetër,
Gjeniu e peshonte në art gjithësinë!

Sikur misterin e yjeve ta kisha në gisht,
Do ta errësoja në çast dritësinë.
Një përshëndetje të tillë do t’Ju dhuroja,
Një shenjë të sertë, të brishtë.

 

Princesha ime!

Më duhet t’i prish kufijtë e Europës,
Mjaft është shtrirë gabimisht ajo;
Me ty nuk na nxë dot Shqipëria përbrenda;
Pashai Ali ishte trim me fletë,
Por gabimisht e provoi!

Për ty
Do ta bëjë mbretërinë e territoreve tua!
Nuk ta lë pamjen tende perri të rri kruspull;
Arbëria do ta ketë Vajzën e bukur mbretëreshë;
Unë do ta shndërroj në farë magjinë,
Do të mbjellë nëpër territoret e robëruar
Për ta fituar lirinë!

Ti mos ndalo!
Mos i sjellë rrudhat mbi sy,
Më dashuro princesha ime!
Kjo është magjia jote që më jep fuqi
Të vdes e të lind për çdo ditë
Për ty,
Ah, ti më je
E vetmja,
E imja,
Dashuri!

 

Zemërgur!

Të pyeta nëse më sjell ndërmend gjatë ditës,
Ti s’më flet po prej sjelljes të lexoj, jam zemërgur!
Nga mërzia i kujtoj ndëshkimet e politikës,
Kohën kur gdhendja gjithë ditën për mur!

Krenaria e saj ishte strall,
Nuk sprapsej teksa shkelte rëndë në tokë;
Ah, ajo nuk e dinte që isha mjeshtër me nam,
Dhe gurët i kisha më shumë se shokë!

E tha skulptori, hiqe prej gurit çdo pjesë të tepërt,
Ajo që do të mbetet do të jetë arti i përkryer;
Ah, mua s’më mjafton vetëm kaq e pambërrishmja ime;
Më duhet të të hy në zemrën e gurtë pa të thyer!

 

Dy emra pa varr

Ti që eshtrat në gjoks
të turqve i ke,
Pse i bartë dy emra
Gjergj dhe Skënderbe?

Lavdia mbi sa
kontinente të ra;
E Gadishulli yt
as varr për ty s’ka.

Pas teje mbi supe
u ngarkua Shqipëria;
Mbet dy herë i braktisur
gjiu dhe fëmija!

Kur ranë daullet
mbi muret e Rozafës,
U dhunua përgjakshëm
ringjallja e baladës.

Vetëm kështu dikur
Azia hyri në Europë;
Për Perandorinë Osmane
toka shqiptare qe pasaportë.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s