Poezi nga Diamanta Zalta
E PAPYETUR!
I rashë lehtë me gisht,
cipës së shpirtit,
trokita.
Të hyja për pak,
desha,
brenda tek vetja.
Pa ditur a do ta kisha,
përsëri mundësinë,
të flisnim si shoqe të vjetra.
Asnjë s’ mu përgjigj.
Ndoshta kish vdekur?!
Sa u trëmba!
Qëndrova e heshtur para një pasqyre
Gati ishin bërë të më flisnin sytë.
I pyeta: Vehten, ku e kam?
Më thanë : Të ka ikur, se trajtove mirë.
Ula kokën, u ngjetha.
Gjak i ftohtë më vërshoi në fytyrë.
Kaq kisha abuzuar me vehten?!
Dhe e dinja pastë të mirë!
Trokita për të fundit herë
në anën e majtë të gjoksit,
aty ku rreh si i çmendur një muskul.
Zog ishte, Mëkat apo Engjëll,
që spushonte duke e goditur.
Aty . . . dallova një hije të strukur.
Ishte vetja,
që kohë e kisha lënë vetëm,
dhe pa e pyetur . . .