Kalendari poetik: José Emilio Pacheco (1939-2014) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

José Emilio PACHECO

Kalendari poetik: José Emilio Pacheco (1939-2014)

Si sot, më 26 qershor, katër vite më parë u shua Hosé Emilio Paçeko, ishte poet, shkrimtar dhe përkthyes i shquar meksikan. Vite me radhë pati qënë docent në universitetin e Maryland-it në SHBA dhe nga viti 1986 antar i Kolegjit Kombtar Meksikan; fitues i çmimit Octavio Paz më 2003 dhe çmimit Pablo Neruda më 2004. Kjo poezi e tij është përzgjedhja ime për sot:

KRITIKË E POEZISË

Këtu bie i njëjti shi, si mbi shkurret e paprera.
Kripa, deti, zhbëhen…
Më pas shkruajnë: -“Po fshijmë të kaluarën”.:
Deti i zgavërt, shtegtimet e tij,
huqet e rrënjosura,
boll kanë shërbyer për të shkruar mijra poezi.

(Bushtra me plagë të mahisura, poezi të zgjebosura,
gajasje të ndryshme sipas neurozave,
çmimi që disa paguajnë
kur s’dinë si jetohet.
E ëmbla, e përjetshmja, vezulluesja poezi).

Ndoshta s’është ende çasti.

Koha jonë
na lejon me vete të flasim.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s